Pamjet e pabesueshme video kanë kapur një burrë trim duke përkëdhelur krifën e një luani tejet të madh. Klipi tregon luanin që vrapon drejt mikut të tij njerëzor.
Takimi i bukur u filmua në Glen Garriff Conservation në Harrismith, Afrikën e Jugut dhe tregon drejtuesin e luanit Mike Thulani duke bashkëvepruar me macen e madhe të quajtur Smokey.
“Mike është një njeri i jashtëzakonshëm zulu dhe ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjitha luanët tanë, sidomos Smokey”, tha Suzanne Scott, drejtor i NPG GG Lions, i cili është me origjinë nga Leeds.
“Lidhja e tij është diçka e vështirë për t’u shpjeguar, por duket sikur kjo marrëdhënie është në një nivel më të thellë për atë që mund të kuptojmë”, shtoi ajo.
‘Smokey është një luan mashkull 10-vjeçar dhe tashmë një superstar i mediave sociale; një luan që ka faktorin X”.


