• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJITHÇKA E ORGANIZUAR ME PLAN/ Banda “TOYOTA” që solli 3.4 MILIONË EUROT. Rolet e personave që nga …
Home
Breaking News

GJITHÇKA E ORGANIZUAR ME PLAN/ Banda “TOYOTA” që solli 3.4 MILIONË EUROT. Rolet e personave që nga …

28 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria kerkon arrest me burg per katër te arrestuarit e Toyotes me 3.4 milione euro, bllokuar ne Portin e Durresit, nderkohe qe jane zbuluar edhe rolet qe kishin secili prej tyre brenda grupit, qe akuza e cileson si grup kriminal.

Para gjykates dolen sot:

  • Agim Çeka, 61 vjeç
  • Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç
  • Alban Mollaymeri, 40 vjeç

Po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.

Sipas Prokurorise, secili prej tyre ka rolin e vet specifik në këtë grup kriminal.

Elvis Vladi ka gjetur mjetet me qëllim transportin e parave, Lika dhe Cani siguruan transportin e mjeteve, Alfred Vladi do priste mjetet kur të vinin në port, nderkohe qe Mollaymeri do zhdoganonte mjetet.

Mesohet se grupi ka bërë edhe dy rrugë të tjera më parë dhe ka dyshime se në dy rrugët e mëparshme kanë kaluar para.

***

MË HERËT TË DIELËN (RRJEDHA E NGJARJEVE)

Të dielën, Policia arrestoi 4 persona në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

Dyshimet se 3 milionë e 366 mijë euro vijnë nga droga kanë shtuar diskutimet në organin e akuzës që dosja e Durrësit të përcillet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por, sipas burimeve, nuk ka ende një vendim, për sa kohë nuk ka ende bindje se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal e për sa kohë veprat për të cilat është regjistruar hetimi fillestar, është pastrim parash që vijnë nga veprimtaria kriminale, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje, çështja mund të qëndrojë në Prokurorinë e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ylli” i Brazilit ngre në “qiell” mesfushorin e Barcelonës: Është fenomen
Previous article Milinkovic-Savic qetëson Lacion, ja vendimi i serbit për të ardhmen!

g.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT