• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Samiti i Londrës/ Përplasje midis delegaconit të Kosovës dhe Serbisë, “mos je i dehur”?
Home
Rajon

Samiti i Londrës/ Përplasje midis delegaconit të Kosovës dhe Serbisë, “mos je i dehur”?

28 June, 2018 k.autor Rajon

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në konferencën përgatitore për Samitin e Londrës, të organizuar nga House of Lords në Britani të Madhe, për të folur në lidhje me sigurinë dhe rritjen e stabilitetit në Ballkan.
Përderisa përfaqësuesi serb tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pati reagime të ashpra nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, dhe eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Philips.

Hoxhaj tha se Kosova është shtet i pavarur, dhe për këtë nuk ka dhe as që do të ketë kthim prapa. Ai deklaroi se kur po e dëgjon të flasë këshilltarin e qeverisë së Serbisë po ka problem me konceptet kohore.

“A je në vitin 2018, apo në vitin 1998 kur Serbia nisi një luftë të katërt në ish-Jugosllavi, madje kundër Kosovës kur Millosheviqi erdhi në pushtet? Në cilën kohë jeton?”, i tha Hoxhaj përfaqësuesit serb.

Në një moment, Hoxhaj nisi të tallej me këshilltarin serb duke e pyetur se “a jemi këtu në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd, meqë po flisni sikur t’i kishit pirë disa shlivovica paraprakisht”.

“Ky është i njëjti narrativ që Serbia e ka përdorur për të nisur lufta në Kosovë dhe po më vjen shumë keq që po e shoh të ndodhë vazhdimisht një gjë e tillë”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se normalizimi i raporteve me Serbinë mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milinkovic-Savic qetëson Lacion, ja vendimi i serbit për të ardhmen!
Previous article Maradona: Jam më i gjallë se kurrë, u thanë gënjeshtra për gjendjen time

k.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT