• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKENARI I DOSJES “3.4 MILIONË EUROVE”/ Afrim Vladi do priste në PORTIN E DURRËSIT makinat dhe …
Home
Breaking News

SKENARI I DOSJES “3.4 MILIONË EUROVE”/ Afrim Vladi do priste në PORTIN E DURRËSIT makinat dhe …

28 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër personat e arrestuar për 3.4 milion eurot do të dalin të enjten para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa policia po vijon kërkimet për dy të shpallurit në kërkim Elvis dhe Alfred Vladi, që besohet se kanë qenë porositës të sasisë monetare.

Verifikimi në sistemin TIMS nuk ka dhënë rezultat pasi dy  kushërinjtë Vladi nuk kanë rezultuar të kenë përdorur  ndonjë pikë  kufitare  për të dale jashtë vendit që gjë shton dyshimin se ata mund të jenë larguar ilegalisht ose mund të fshihen brenda vendit.

Pavarësisht kësaj në të gjitha pikat kufitare janë shpërndarë fotot e tyre  si dhe të dhëna të tjera për të bërë të mundur  identifikimin dhe ndalimin në rast se tentojnë të kalojnë.

Ndërkohë katër të arrestuarit janë rimarrë sërisht në pyetje edhe gjatë të mërkurës por i kanë qëndruar deklarimeve të mëparshme duke mohuar të kenë patur dijeni  për sasinë e parave të ndodhura në dy automjetet që vinin nga Belgjika.

SKENARI I FUTJES SË PARAVE NË SHQIPËRI

Alfred Vladi (tashmë i publikuar edhe nga Policia si porositësi i vërtetë i parave) do të qëndronte në Portin e Durrësit për të pritur makinat (të publikuara më parë tip ‘Toyota Yaris’) për të marrë thasët e tij me para.

Ai kishte kontaktuar edhe me Alban Mollaymerin (një kontraktues tjetër i cili është bërë pjesë e super-dosjes nga marrja me qira e makinave ‘Toyota’) për t’u kujdesur për zhdoganimin e makinave të cilat do ti sillte djali i pronarit të servisit nga ku ishin marrë, Edi Lika – Çani(djali i tij Klevis Lika – Çanishoqërues i shoferit Agim Çeku).

Prokuroria ka shprehur se kërkon arrest me burg për katër të arrestuarit. Burime për mediat bëjnë të ditur se Prokuroria ka shprehur dyshime se rruga e bërë Belgjikë-Itali-Durrës është bërë dy herë të tjera nga ky grup.

Madje në të njejtën kohë mendohet se ky grup funksiononte mëse miri për nga rolet e gjithësejcilit prej individëve që bënin pjesë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)
Previous article Emërohet ambasadori i Shqipërisë në Suedi. Ja kush është diplomati i ri (EMRI)

g.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT