Pas fjalimit të Bashës në Kuvend radha ka qenë e Taulant Ballës, i cili ashtu siç pritej do të nxirrte prova kundër kreut të PD-së.
Me të marrë fjalën, Balla i kërkoi Bashës që të mos largohej dhe nxori një foto të Lulzim Bashës në prani të dy personave në kërkim.
Balla tha:
Mos u fshi se sot ke nje provë të rëndë që të përfshin në ato për të cilat na akuzon ne. Ja ku është në zyrën e tij me vëllain e dy të kërkuarve, vëllai i A.V është ai që priste drogën dhe 3.4 mln euro në Toyota Yaris. Un këtë kallëzova në prokurori dhe kjo është prova më e qartë se ky derdimen që keni bërë për kryetar partie njofton vëllain e këtij në foto që të mos i bjerë nga Bari por nga Ancona. Toyota Yaris kam frikë se e prisje ti mor Lulëzim dhe vure në rrezik një operacion të policisë.”
Personi me inicialet A.V që përmendi Balla është pronari i parave që u kapën në portin e Durrësit, të paktën kështu kanë pohuar shoferi i trajlerit që transportonte makinat, si dhe pronari Edi Lika. Ata thanë se paratë ishin të kushërinjve Elvis dhe Alfred Vladi.




