Kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9 si gjatë qëndrimit në shtëpi ashtu edhe pas daljes.
Edhe pse i kanë shkëputur lidhjet me njëri-tjetrin një deklaratë e Olsit ka bërë që të rikthehen sërish në qendër të vëmendjes. I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, në Top Channel gjatë një lojë të sikletshme, Olsi ka pranuar se gjatë lidhjes së tyre e ka tradhtuar njëherë Fjorentinën dhe se ajo ishte në dijeni. Mesa duket Fjorentina nuk ka qenë dhe “aq” në dijeni. Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar në Instastories një postim ku shkruan:
“Ka shumë njerëz që bëjnë statuse shumë të bukura në rrjete sociale. Dhe plot të tjerë që gënjejnë pa turp për të dalë nga situata. Po gjynah që nuk jetojnë aq bukur sa shkruajnë e flasin!
Miq të mirë, ju siguroj se nuk kam qënë kurrë në dijeni të asnjë tradhëtie dhe aq më shumë ju siguroj që nuk e fal kurrë tradhëtinë.”- ka shkruar Fjorentina. Mbetet për t’u parë nëse Olsi do të reagojë pas kësaj deklarate të saj.



