Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës në Kuvend për dështimin e tij në mos hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe shtyrjen e tyre në 2019.
“Duke dëgjuar këtë parlament më saktë këtë krah të parlamenti të shkon mendje te një nga themeluesit e Evropës që në moment sekëlldie kur tha duke nisur nga fakti që zoti e kufizoi inteligjencën e njeriut është e pandershme që nuk kufizoi edhe budallallëkun. Cfarë mund të debatojnë ne këtu me këta, pse vendi ka këtë opozitë, ca të debatojmë e nuk e them unë këtë, as ne, këtë e thonë tërë miqtë e Shqipërisë, që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për ca debati bëjmë fjalë këtu të debatosh pse opozita jonë që thotë Shqipëria dështoi ndërkohë që KE poston kartolinë urimi për shqiptarët. Miqtë na urojnë dhe vazhdojnë të komunikojnë me ne për të na uruar, cfarë debatojmë ne me këta, por pra për cfarë”- tha Rama.


