Kërcënohet sërish me vdekje ministri i Jashtëm grek, Nicolaos Kotzias. Në intervistë pak orë me parë për radio 24/7 Athinë ministri sulmon opozitën greke për retoriken e urrejtjes qe ushtron në negociatat e fundit me Shkupin dhe ndaj qeverisë greke.
Po ashtu ai komentoi zhvillimet ne Maqedoni si dhe përgjigjet hapur per negociatat e fundit Me Tiranen. “Me kërcënojnë jetën vazhdimisht dhe prokuroria nuk reagon. Me kane dërguar kuti me gjak, me balte dhe fishekë. 800 paketa kërcënuese kane ardhur tek une dhe familja ime” deklaroi Kotzias.


