Dy grabitje të ndodhura kohë më parë në qytetin e Lushnjës, janë zbardhur tashmë nga policia. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 17 maj të vitit 2016, kur u vodh banesa e shtetasit I.H në “Karbunarë” të Lushnjës.
Ky shtetas aktualisht është i paraburgosur në IEVP Rrogozhinë, pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së kabujve elektrik të serave të shtetasve L.A dhe P.A, dhe i vjedhjes së 50 metrave kabull elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje në datën 11.05.2018.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 23-vjeçarit me inicialet E.K, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së magazinës (pjesë këmbimi për automjetet dhe sende të ndryshme shtëpiake), së shtetasit B.M, banues po në Lushnjë.


