Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont, i ka kërkuar kreut të Komisionit Europian Jean Claude Juncker, që të marrë parasysh votën e Katalonjës që i ka dhënë vetëm 8.5% kryeministrit aktual spanjoll, Mariano Rayoj.
“Kreu i Komisionit Europian nuk ka asnjë konsideratë për votën e qytetarëve”, ka thënë Puigdemont në një mesazh në rrjetet sociale.
Deklarta erdhi pasi Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” ka shprehur sërish shqetësimin për situatën në Katalonjë.
“Katalonja është një shqetësim i madh, shumë i madh. Nuk më pëlqen situata që ka krijuar, është një katastrofë”, ka thënë Juncker.
Për presidentin e KE, rasti i saj ka tensionuar atmosferën politike, ka shkaktuar një frakturë të brendshme në shoqërinë spanjolle dhe atë katalanase, si dhe ka krijuar probleme në familje dhe mes miqve.“Është shumë e trishtueshme. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nacionalizmi është një helm i vërtetë”, ka thënë Juncker.


