Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj do të përballet sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.
Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artan Lazaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.


