Per demokratet koha e Edi Rames ka perfunduar, pasi sipas numrit dy te PD ka stopuar per perse vite me radhe integrimin e Shqiperise.
Pak pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Rama i cili u shpreh se Shqipëria kishte marrë dritë jeshile për në BE, dhe se shtyrja e datës së hapjes së negociatave me një vit, ishte në favor të vendit, ka reaguar edhe PD.
Edi Paloka shprehet se shqiptaret nuk kane kohe per te humbur dhe per t’u zvarritur nga Edi Rama.
Postimi i plotë i Palokës:
Koha e Edi Rames ka mbaruar!
Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.
Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter.
Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!
Koha e Edi Rames ka mbaruar!


