Ndarja nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo ka pikëlluar artin shqiptar.
Kantautori Elton Deda ka publikuar në rrjete sociale një foto për të kujtuar kompozitorin bashkangjitur me disa copëza kujtimesh nga qëndrimi me të.
“Zakonisht e takoja me humor te mire. Shpesh me merrte ne telefon dhe me thonte “ mos e ler krijimtarine pas dore”. Nje nate u ulem dhe morem nga nje fernet. Folem gjate me miq per hallet e panumerta qe kane artistet ketu. Sot, ti nuk je me. Une kam ndermend ti buzeqesh jetes dhe jo ti mbaj meri se u dorehoq prej teje.
Ashtu eshte ajo, ka qejf te beje kaprico ndonjehere e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im ishe miku i gjithe muzikanteve te ndershem. Ti ishe miku i muzikes, ti ishe unikali me shpirt te brishte dhe i perkedheluri i Perendise. Mos harro te punosh me korin e engjejve atje ku u nise mbreme. Dhe je i lutur qe mos ti marresh as Zotit leje nese do te shkosh e te besh dreken. Lamtumire o i madhi Sander Lalo,” -përfundon statusi prekës i kantautorit Elton Deda.



