• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3.4 MILIONË EUROT/ Porositësi i “TOYOTA”-s, MOLLAYMERI: Alfred Vladi më mori në TELEFON për …
Home
Aktualitet
Drejtësi

3.4 MILIONË EUROT/ Porositësi i “TOYOTA”-s, MOLLAYMERI: Alfred Vladi më mori në TELEFON për …

27 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas “aksionit” për numërimin e rreth 3.4 milionë eurove, Policisë së Durrësit i janë nevojitur edhe 17 orë të tjera punë për të shënuar të gjitha numrat e serive të parave të sekuestruara.

I gjithë procesi është zhvilluar për gati një ditë e një natë pa ndërprerje, derisa të gjitha kartëmonedhat janë skanuar një për një, me qëllim dokumentimin e numrave të serive. Kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e sekuestrimit të parave.

Dje në mëngjes përfundoi edhe kjo procedurë, nga ku më pas, sipas burimeve të Policisë, me një eskortë të përforcuar është bërë transportimi i shumës së parave nga Drejtoria e Policisë së Durrësit në Bankën e Shqipërisë, për llogari ende të Prokurorisë.

Katër personat e arrestuar për sasinë 3 milionë e 470 mijë euro, që u bllokua mesditën e së dielës, (24 qershor), në Portin e Durrësit pritet të dalin sot në Gjykatën e këtij rrethi për t’u vlerësuar masa e sigurisë.

Më pas, çështja do t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo, sipas burimeve, për shkak se ndaj të arrestuarve, krahas akuzave të referuara nga Policia, do t’i shtohet edhe ajo e “grupit të strukturuar kriminal”, vepër e cila është në kompetencë hetimi nga Krimet e Rënda.

Burime të Prokurorisë së Durrësit bënë të ditur se deri më tani të katër të arrestuarit kanë mohuar të kenë pasur dijeni për sasinë e parave të gjetura në dy automjetet e sekuestruara, ndërsa vijojnë kërkimet për dy kushërinjtë Vladi.

Dyshohet se personat që janë arrestuar, por edhe dy kushërinjtë Vladi që janë shpallur në kërkim, kanë vetëm rolin e transportuesit, ndërsa të tjerë persona dyshohet se fshihen pas sasisë së madhe të parave.

Alban Mollaymeri ka pohuar se ishte kontaktuar nga Alfred Vladi për të blerë disa automjete për kompaninë e tij, e cila nga verifikimet rezulton e hapur në muajin maj të këtij viti. Hetimet janë përqendruar edhe ne dy personat, të cilët janë shpallur në kërkim.

Mësohet se ka nisur hetimi edhe brenda institucionit të Policisë së Shtetit, për identifikimin e zyrtarëve të cilët dekonspiruan dhe dhanë informacion te kreu i opozitës Basha, para se të niste operacioni.

Ky i fundit e paralajmëroi operacionin në seancën parlamentare të së enjtes, ndërkohë që aksioni finalizoi tri ditë më pas.

Hetimi ka nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, duke verifikuar të gjithë rrethin e personave që kanë pasur informacionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I MIRË NË HORIZONT/ Armenia do të heqë vizat për shqiptarët. Nga KORRIKU ...
Previous article Al-Khelaifi ndodhet në Milano për një mision të veçantë

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT