Kapja e 3.4 milionë eurove pasditen e së dielës ishte një nga ngjarjet më të bujshme të këtij viti dhe fakti se detajet janë ende mister çështja mbetet e hapur.
Veç “protagonistëve”, Edi Cani dhe djalit, dy kushërinjve Vladi dhe porositësit Alban Mollaymeri, “ndihmë” dha edhe Ilir Doçi, personi që shiti makinat Toyota ku u futën më pas edhe 3.4 milionë euro.
Në prenoncimet e para Doçi u shpreh se ai nuk i njihte personat e dyshuar, por figura e tij duket se ndërthuret me një ngjarje komplet tjetër të ndodhur në mars të këtij viti.
Sipas dokumenteve doganore mjetet janë shitur nga koncesionari “DOCI GMBH” në Gjermani, në pronësi të Ilir Doçit.
Në foton e meposhtme shohim edhe servisin e tij në Achen.
Deklarata e plotë e avokatit:
Në një deklaratë për mediat, Llangozi mbron stomatologen, duke theksuar se ajo ka qenë korrekte dhe ka pasur një jetë të qetë, ndërsa akuzon dy denoncuesit e saj se japin para me fajde në mënyrë të kundërligjshme.
Llangozi thotë se Olesia Duka është ankuar disa herë për gjobëvënie por se askush nuk e ka ndihmuar.
DEKLARATA E PLOTË E AVOKATIT LLANGOZI
Idlir Hoxha dhe Ilir Doçi janë peshqit e mëdhenj që mbrohen nga prokuroria, drejtoria e pastrimit të parave, tatim taksa dhe Banka e Shqipërisë. Olesia Duka ka qenë korrekte dhe në punë, ajo ka pasur jetë të qetë, profesionin nuk ia dha as Idlir Hoxha që ka dy emra dhe as Ilir Doçi që ka abuzuar nëpërmjet njeriut të tij Arben Doçi. E gjithë kjo histori është e pisët, ajo për këtë gjobëvënie iu ka kërkuar ndihmë shumë njerëzve, por askush nuk e ka ndihmuar por e lanë në këtë pikë.
Prokuroria e heton dhe nuk është kompetente pasi sipas tyre kemi të bëjmë me përfitim dhe përfitimi ka ndodhur në Tiranë jo në Durrës ky fakt kuptohet qartë përse ndodh, janë njohjet dhe gjobëvëniet vazhdojnë. Përse Idlir Doçi përdor dy emra Idlir dhe Ilir Doçi? Kjo kuptohet qartë pasi i shmanget një emri.
Veç Ilir Doçit, duket se një person tjetër ” i mashtruar” nga Olesia shfaqet në skenë. Ai është Besnik Daci, emri i të cilit u be publik në listën e të mashtruarëve.
AlpeNews.al, zbulon se Besnik Daci dhe Ilir Doçi janë miq, gjë që e intringon akoma më shumë situatën.
Ende nuk dihet nëse Olesia është ajo që e ka pësuar nga biznesmenët, apo ajo që ia ka “punuar” duke nxjerr “të vërtetën” ashtu siç edhe avokati i saj paralajmëroi para disa kohësh.
/AlpeNews.al







