• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT E TAKIMIT/ Çfarë NDODHI prapa dyerve të mbledhjes. Nga KOMPROMISI për …
Home
Shqipëri

PRAPASKENAT E TAKIMIT/ Çfarë NDODHI prapa dyerve të mbledhjes. Nga KOMPROMISI për …

27 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Pas tre ditësh negociata intensive në Luksemburg e Bruksel, Bashkimi Europian vendosi të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në Qershor të vitit të ardhshëm.

Deri në marrjen e vendimit, procesi u karakterizua nga një konflikt mes shumicës së vendeve anëtare dhe Francës e Holandës, gjë që bëri që në takimet përgatitore të ambasadorëve të mos miratohej asnjë tekst për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.

Mbledhja e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg e thelloi konfliktin, në një mjedis shumë acid ku Italia dhe Greqia udhëhoqën grupin e madh të shteteve, që synonin vendosjen e datës në Dhjetor, ndërkohë që Gjermania, deri në atë moment e heshtur, në kërkim të një kompromisi me Francën e Holandën, u shfaq për herë të parë në krah të Shqipërisë, duke u bërë pjesë e bllokut pro.

Franca dhe Holanda u shprehen kundër çdo date.

Kështu, edhe takimi i Luksemburgut dështoi, pa mundur të nxjerrë një tekst për tryezën e liderëve të Bashkimit Europian.

Situata u tensionua më tej të nesërmen në Bruksel, ku Franca dhe Holanda, nuk i çuan ministrat në takim, po e vazhduan procesin përmes ambasadorëve, ndërkohë që Danimarka u shfaq për herë të parë në krah të tyre, duke mbështetur opsionin e mosvendosjes së një date.

25 shtetet e rreshtuara në krah të Shqipërisë e të Maqedonisë, nisën të studiojnë opsionin e një deklarate të përbashkët politike dhe Kancelarja Merkel mblodhi grupin e saj parlamentar, të cilit i komunikoi dështimin e negociatave me Francën e me Holandën, duke lënë të kuptohet se në këto kushte, Presidenti Tusk nuk mund ta vendosë këtë çështje në axhendën e 28 Qershorit, si pikë diskutimi mes liderëve.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Rama dhe Ministri Bushati mësohet se kanë zhvilluar të martën një seri bisedash telefonike me Berlinin, Parisin dhe Hagën dhe kanë qenë në komunikim të pandërprerë me Italinë, Greqinë e disa vende të tjera në krah të Shqipërisë.

Mes precedentit të krijuar nga Këshilli Europian me Malin e Zi, ku data është dhënë 6 muaj nga vendimmarrja e Këshillit me disa kushte për t’u plotësuar dhe precedentit që do të krijohej nga Franca dhe Holanda në këtë rast, ku Këshilli nuk do të vendoste asnjë datë po thjeshtë do të rreshtonte kushte për t’u plotësuar në vazhdim, deri pasdrekën e të martës u krijua ideja se përfundimi do të ishte nul, as datë as kushte, po as diskutim në Këshillin Europian, çka do ta shtynte në kalendat greke procesin.

Zgjidhja e kompromisit ka ardhur në minutën e fundit kur Franca ka hedhur papritur në tryezë një tekst të ri, me një afat gjashtë muaj më të gjatë se sa precedenti malazez, por me pranimin e vënies në lëvizje të mekanizmit përgatitor që zakonisht zbatohet jo përpara, po pas datës së përcaktuar.

Kjo lëvizje e minutës së fundit e Francës ka rifutur në normalitet një proces të dalë jashtë shinave tradicionale të Brukselit dhe ka marrë miratimin e të tjerëve, duke ringjallur optimizmin e varrosur për tre ditë rresht në një maratonë konfliktesh të brendshme që ka reflektuar gjithë brishtësinë aktuale të projektit europian, nën trysninë e presioneve antieuropiane, brenda disa vendeve kryesore të Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan në "OPTIKËN"e Gattusos, ja pëngu im tek...
Previous article Shihni festën e ÇMENDUR të tifozëve argjentinas në Buneos Aires pas fitores me Nigerinë (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT