• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Matteo Renzi si Obama, program televiziv në “Netflix”
Home
Europë

Matteo Renzi si Obama, program televiziv në “Netflix”

27 June, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Ish-kryeministri italian dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, i cili aktualisht është senator i parlamentit italian, synon të nisë një karrierë televizive.

Sipas mediave italiane, politikani italian po përgatit një program televiziv të ideuar së bashku me menaxherin e njohur Lucio Presta dedikuar bukurive natyrore të territorit italian. Me shumë gjasa pritet që ky program të transmetohet në platformën dixhitale Netflix.

Ish-lideri i demokratëve italianë pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet elektorale të 4 marsit. Pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë së tij duket se po largohet çdo ditë e më shumë nga kjo forcë politike.

Në zgjedhjet në nivel lokal të zhvilluara një javë më parë në disa komuna italiane, Matteo Renzi, qëndroi larg fushatës elektorale e deri më tani nuk ka asnjë deklaratë apo përfshirje të tij në përgatitjet e Kongresit të ardhshëm të Partisë Demokratike.

Duket se ish-kryeministri italian po përpiqet t’i qëndroj larg debateve politike e të përqëndrohet në një karrierë të re, kësaj herë në botën e televizionit.

Sipas mediave vendase, Matteo Renzi, projektin e tij televiziv të cilin do ta realizojë në bashkëpunim me mikun e tij Lucio Presta, një nga menaxherët më të mëdhenj të botës televizive italiane i emrave si Roberto Benigni e Paolo Bonolis.

Në vitin 2016, Lucio Presta, pati një karrierë të pa suksesshme politike duke kandiduar në rradhët e Partisë së Renzit si kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Katanzaros.

Ambicia televizive e ish-kryeminsitrit Renzi është parë dhe në rininë e tij, kur në vitin 1994 ka marrë pjesë si konkurent në programin televiziv Ruota della fortuna, drejtuar nga prezantuesi i madh italian Mike Buongriono.

Madje ka dale fitues në këtë garë me një shumë prej gati 48 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Djali i Ronaldos bën 'tatuazh', ja çfarë pikturon në krah (FOTO)
Previous article Çuditë e MOTIT/ Çfarë na pret për 24 orët në vazhdim. Parashikimi, nga rrebeshet tek...

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT