Qytetarët italianë ndihen gjithnjë e më pak të sigurt. Raporti i fundit i Censis mbi sigurinë tregon se dëshira për të blerë një arme për të mbrojtur veten është bërë një praktikë mjaft e zakonshme.
Nga raporti rezulton se 39% e italianëve, pothuajse një në katër, janë në favor të lehtësimit të kritereve për posedimin e një arme zjarri për mbrojtjen personale.
Vrasjet kanë rënë,nga 611 në vitin 2008 në 343 në vitin e kaluar.Grabitjet shkojnë nga 45,4478 në 28.612 dhe vjedhjet bien nga 1.4 milion në vetëm nën 1 , 2 milionë . Përqendrimi i krimit rezulton të jetë në disa zona në disa zona, megjithatë frika është në të gjithë Italinë.
Për t’u bërë më të sigurtë, italianët po përdorin gjithnjë e më shumë sisteme anti-vjedhje.
“Një ligj i ri që lejon mbrojtjen legjitime të njerëzve të mirë në shtëpitë e tyre është prioriteti ynë”, shkruan ministri i Brendshëm Matteo Salvini në Twitter.



