E mërkurra e 27/06/2018 rezervon takime ndërkombëtare me qëllim përmirësimin e marrëdhenieve.Ja disa nga ngjarjet kryesore të ditës së sotme:
SHAH ALAM (MalajEzi) – Rifillon procesi gjyqësor për të akuzuarit e vrasjes së Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit të Koresë së Veriut.
KINË – Kina organizon edicionin e parë të Forumit kino-afrikan të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
MOSKË (Rusi) – Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov pret këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, në Moskë për të diskutuar për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.
HAGË (Holandë) – OIAC zhvillon një takim special që parashikon riforcimin e pushteteve me kërkesë të Londrës.
GJENEVË (Zvicër) – Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së debat me Komisionin e hetimit të OKB-së për Burundin.
BUKURESHT (Rumani) – Manifestatime antiqeveritare.
OVIEDO (Spanjë) – Kongresi botëror i Organizatës Botërore të Turizmit për destinacionet turistike.
RIGA (Letoni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda në Letoni.
PARIS (Francë) – Presidenti francez, Emmanuel Macron dekreton ligjin për një pakt të ri hekurudhor.
LONDËR (Britani e Madhe) – Fjalim i kryeministrit grek, Aleksis Cipras në London Business School.
PARIS (Francë) – Fjalim i ministrit të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, mbi “Europa përballë krizave”.
UASHINGTON (SHBA) – Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë voton për një reformë për imigracionin.
KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për situatën në Siri.
TEL-AVIV (Izrael) – Princi William vizitë në Izrael dhe Territoret Palestineze.
MEKSIKO (Meksikë) – Mbyllet fushata për kandidatët presidencialë në kuadër të zgjedhjeve të 1 korrikut.