Me synimin për të gjetur thesare, persona të panjohur, zhgroposën këto dy varreza të vjetra rreth 200 vjeçare.
Thuhej se brenda tyre kishte stoli ari e argjendi, prandaj dikush i hapi këto varreza që gjenden në fshatin Zhuj të Kamenicës.
E vetmja gjë që dëshmon së këto varre janë të lashta është një gur i gdhendur me një shkrim të paqartë, sipas T7.
Jashar Hyseni, 80 vjeçar, nga ky fshat thotë se askush nuk e di se të kujt janë këto varreza.
Ai thotë se ky është vend vakaf i xhamisë, dhe që askush nuk mund ta prekë.
Në anën tjetër Policia në Gjilan ende nuk i ka identifikuar kryerësit e kësaj vepre.


