Vendet e Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile hapjes së bisedimeve për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë vitin tjetër.
Mbledhja e shteteve të BE-së në Luksemburg ditën e sotme mblodhi të gjithë ministrat e jashtëm për të diskutuar si rend dite hapjen e negociatave mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Por disa prej shteteve kanë kërkuar që të ketë një rezultat më të qartë dhe të plotë lidhur me reformat e ndërmarra në të dyja shtetet. Prandaj dhe performance e dy vendeve mund të jetë premtuese për t’u dhënë statusin e shtetit-negociator nga fundi i vitit që vjen.
Ky vendim i mbledhjes në Luksemburg erdhi pas tre shteteve që i dolën hapur kundër hapjes së negociatave mës dy vendeve dhe BE-së (Franca, Holanda dhe Danimarka).
28 vende të tjera ishin pro hapjes së negociatave, por gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme gjerman Blok dhe ai austriak Gernot Blumel janë shprehur se BE duhet të jetë më e qartë me pozicionin e saj tek Ballkani juglindor.
Më para lajmin për shtyrjen e negociatave mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë e bëri të ditur vetë eurokomisioneri Johannes Hahn i cili komentoi edhe pozicionin e Malit të Zi në diskutimin e hapjes së rrugës drejt BE-së.
(Marrë nga REL)


