• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Grida Duma me deklaratë të fortë: Negociatat u mbyllën, nuk u shtynë! Koha e qeverisë mbaroi
Home
Shqipëri

Grida Duma me deklaratë të fortë: Negociatat u mbyllën, nuk u shtynë! Koha e qeverisë mbaroi

26 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Pas lajmin për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë në BE në qershor të 2019, deputetja e PD, Grida Duma, është shprehur se “kjo nuk është shtyrje, por mbyllje e negociatave”,  duke shtuar më tej se kjo “provon se është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit”.

Reagimi i plotë i Dumës:

“Vendimi mbi negociatat për një dokument të ri deri në Qershor të 2019, është një sinjal i pastër rreziku i gjendjes së vendit. Bashkimi Europian ka hartuar një dokument të ri. Ky dokument i ri është qartazi një kushtëzim i fortë. Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive.

Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh” provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit. Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo!

Ora që i kanë vënë kësaj qeverie është dhe një vit me kushte të rënda me kontroll të rëndë duke treguar që BE s’ka besim. Hartimi i këtij dokumenti është prova që nuk ka më besim tek qeveria shqiptare dhe që ka filluar të numërohet ora pas. Nëse do ishte një situate e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte ridiskutojmë në 2019. Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet”. Sigurisht arsyet që çojnë në dokumenta të tilla janë gjithmonē tregues i një alarmi. Dhe këto arsye nuk janë ato të zakonshmet por jashtë të zakonshmeve, arsye më të rënda se mos funksionim institucionesh, që do të thotë keqpërdorim institucionesh.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Champions, fitore historike e Dritës së Gjilanit. 90 minuta larg turit të parë kualifikues
Previous article ANRI BALA/ Uh Evropë, ti kurva e motit, që i re mohit, besës së Zotit!

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT