• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTYRJA E NEGOCIATAVE PËR 2019-ën/ Çfarë NDODHI në Luksemburg? Nga qëndrimi i Francës tek …
Home
Shqipëri

SHTYRJA E NEGOCIATAVE PËR 2019-ën/ Çfarë NDODHI në Luksemburg? Nga qëndrimi i Francës tek …

26 June, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, arritën të martën mbrëma një formulë kompromisi që sheshoi dhe kundërshtitë e vendeve skeptike, duke përcaktuar Qershorin e 2019 si një datë të mundshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, të kushtëzuar me përparimin e saj në disa fusha.

“Vendet anëtare ranë dakord për t’i hapur rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë drejt çeljes së bisedimeve në Qershor 2019. Në Qershor 2019, vendet anëtare do të vlerësojnë, bazuar dhe në raportin e Komisionit europian, përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përcaktohet në vendimin e marrë sot në mbrëmje, ku theksohet se “çelja e mundshme e bisedimeve me konferencën e parë ndër qeveritare në Qershor 2019 dhe hapja e kapitujve të bisedimeve deri në fund të 2019 do të duhet të marrë miratimin e vendeve anëtare”.

Vendimi erdhi pas debateve të gjata mes vendeve anëtare në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme i cili u mblodh në Luksemburg, ku disa vende kërkonin shtyrjen pa afat të procesit. Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se “ka dy grupime. Njëri që përfaqëson shumicën, me 25 vende që mbështesin hapjen e bisedimeve deri në verën e 2019, dhe tre vende të tjera, Franca, Danimarka dhe Holanda që mendojnë se duhet të shtyjmë të gjithë procesin. Por të shtysh këtë proces europian do të thotë që të shtysh stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, u shpreh ai.

Qëndrimi i Francës është ndikuar nga një sërë faktorë. Nga një anë janë ato që lidhen me situatën e brendshme, duke qenë se gati gjysma e forcave politike franceze dhe shumica dërrmuese e opinionit publik, janë kundër idesë së zgjerimit.

Nga ana tjetër, ideja e presidentit Emmanuel Macron e shpallur si objektiv nga ana e tij, është ajo e reformimit të vetë BE-së, përpara zgjerimit të saj. Por ministri i Jashtëm grek u shpreh se “unë e di që ka vende që i druhen populizmit, por nuk mundet ta luftosh dhe të fitosh ndaj populizmit, duke bërë hapa pas”, tha ai duke shtuar se “mund të ecim paralelisht si me zgjerimin ashtu dhe me reformimin e BE-së”.

Përpara nisjes së takimit Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok përsëriti qëndrimin hezitues të vendit të tij.

“Dy vendet kanë bërë progres por jo mjaftueshëm, duhen rezultate konkrete për korrupsionin. E rëndësishme është që të dy vendet kanë treguar këmbëngulje në luftën kundër korrupsionit por duhet të shohim më shumë. Ne mbështesim progresin që kanë bërë por nuk mund të injorojmë faktin që duhet të shohim rezultate konkrete”, u shpreh ai.

Nga ana e saj Gjermania u shpreh në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i bën thirrje Francës dhe Holandës që të bashkohen me pjesën tjetër të vendeve anëtare që ndajnë të njëjtin qëndrim.

“Demokracia dhe paqja e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor luajnë një rol të rëndësishëm për të gjithë ne në BE, kjo është arsyeja që vlerësojmë shumë përpjekjet e të dy shteteve për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit”, tha zoti Roth, duke shtuar se “Qeveria gjermane është gati të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, jemi gati të japim dritën jeshile dhe dua të inkurajoj miqtë tanë holandeze dhe francezë të na bashkohen”.

Thirrje drejtuar vendeve anëtare në favor të hapjes së bisedimeve, drejtuan sot dhe 11 eurodeputetë, relatorë dhe drejtues të delegacioneve të parlamentit europian për marrëdhëniet me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nxisim udhëheqësit europianë të dëshmojnë angazhimin e tyre të qartë ndaj perspektivës europiane të të gjithë rajonit të Ballkanit, duke miratuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin”, shkruhet në letrën drejtuar Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk. Duke vënë në dukej faktin se “të dy vendet kanë plotësuar kushtet e kërkuara, siç nënvizon Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian”, eurodeputetët theksojnë se “BE duhet të mbetet një partner i besueshëm. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është e lidhur me BE-në dhe Bashkimi Europian nuk duhet t’i zhgënjejë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3.4 MILIONË EUROT E KAPURA/ Reagon për së dyti Berisha. Akuzon Ballën: Ti ke ...
Previous article DALIN REZULTATET/ Publikohen NOTAT e provimit të MATEMATIKËS: 2274 nxënës notë negative

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT