• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
3.4 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Reagon Ndoka: Bashën e njoftuan nga jashtë për paratë
Home
Shqipëri

3.4 MILIONË EUROT E KAPURA NË DURRËS/ Reagon Ndoka: Bashën e njoftuan nga jashtë për paratë

26 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PDK, Nard Ndoka zbulon se Lulzim Bashën e informuan partnerët ndërkombëtarë për automjetin “Toyota Yaris” të ngarkuar me 3.4 mln euro, i cili pritej të mbërrinte në Portin e Durrësit.

Ai thekson se nëse Basha nuk do kishte folur në Kuvend, shuma e konsiderueshme e eurove të trafikut do kishte filtruar në Shqipëri.  Ndoka flet edhe për dy dërgesa të tjera parash të cilat kanë hyrë në tregun shqiptar, ndërsa policia nuk ka mundur t’i bllokojë për shkak të ndërhyrjes së politikës.

Nuk është shumë e rëndësishme se cila është rruga e informimit. Mesa informacione unë kam, janë partnerët ata të cilët kanë informuar. Ka pasur një shqetësim, se policia e shtetit bashkëpunon me grupet kriminale apo dhe se politika është e lidhur deri në kupolën e saj. Ka pasur edhe raste të tjera kur policia ka qenë në dijeni dhe i ka lejuar të futeshin.Ky operacion po ndiqej edhe nga partnerët e huaj, të cilët po shoqëronin automjetin dhe i kishin bërë të ditur palës shqiptare të ditur nëpërmjet informacionit zyrtar, por duke qenë një rast i përsëritur, pasi herën e parë kishin dështuar, ata kishin qenë më të fortë se drejtuesit e policisë, herë e dytë për të frenuar dështimin, u dha edhe një informacion më i plotë.Ka informacione që ka ndodhur edhe një apo dy herë të tjera futja e parave, policia ka qenë e informuar dhe nuk ka ndërhyrë. Kjo ka detyruar partnerët ndërkombëtarë që t’i japin informacion opozitës.

I pyetur për akuzat e Bashës ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Ndoka tha se nuk ka informacione nëse kreu demokrat ka prova për to, por sipas tij mund të jetë edhe një reagim emocional i Lulzim Bashës.

Nuk e di, nuk kam informacion të tillë për akuzën e drejtpërdrejtë ndaj Ballës. Nuk e di a ishte emocionale, e momenti, apo një informacion i qartë i z.Basha edhe me emër. Këtë do t’ia lëmë kohës. S’kam pasur kontakte ditët e fundit me z.Basha. Edhe z.Berisha tha në parlament për një avion në Divjakë me drogë dhe të gjithë qeshëm, por doli se ishte e vërtetë pastaj. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luan ndeshjen me Serbinë, Brazili publikon formacionin një ditë para
Previous article E dashura e Pogba-s ndjek Francën në stadium, çifti drejt martesës (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT