• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Gjiknuri takime me zyrtarë të administratës së Trump/  Shqipëria, shtyllë e stabilitetit në rajon
Home
Ekonomi

Gjiknuri takime me zyrtarë të administratës së Trump/ Shqipëria, shtyllë e stabilitetit në rajon

26 June, 2018 F.autor Ekonomi

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ftuar nga Sekretari i Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretari për Energjinë Rick Perry, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Gazit që mbahet në Washington.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Gjiknuri u prit në një takim nga Zëvendës Ndihmës Sekretarja për Energjinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, zonja Sandra Oudkirk. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë ashtu sikurse për sigurinë energjitike të Shqipërisë dhe rajonit.

Një vëmendje e veçantë ju kushtua ecurisë së projektit të Korridorit Jugor të Gazit me fokus tek gazsjellësi Trans Adriatik (TAP). Zyrtarja e lartë amerikane vlerësoi punën e qeverisë për menaxhimin e këtij megaprojekti të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës dhe me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas saj, Shqipëria tregoi se di të menaxhojë investime serioze të huaja duke e konsideruar këtë një rast suksesi.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social Twitter pas takimit, Oudkirk nënvizon se falënderoi Ministrin Gjiknuri për mbështetjen e fortë që Shqipëria i ka dhënë projektit të gazsjellësit TAP, si një projekt me rëndësi për diversifikimin e furnizimit me gaz të Evropës Jugore.

Në takimin mes Gjiknurit dhe Oudkirk u fol edhe për ndihmën që do të japë SHBA në fushën e hidrokarbureve duke orientuar institucionet shqiptare për një regjim ligjor më bashkëkohor, përfshirë dhe çështjet fiskale të sektorit hidrokarbur. Pritet që në Shqipëri të vijë një ekip ekspertësh për mbështetje të kësaj refome.

Në takim u trajtua dhe rëndësia e projektit IAP dhe nevoja për mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja Oudkirk theksoi edhe njëherë mbështetjen e administratës amerikane për reformat dhe hapat e hedhura nga Shqipëria duke e bërë vendin një shtyllë të stabilitetit në rajon dhe një aleat të çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ministri Gjiknuri vazhdon takimet në kryeqytetin amerikan me përfaqësues të lartë të administratës Trump dhe kompani globale në fushën e energjetikës. Në Konferencën Botërore të Gazit marrin pjesë kompanitë më të mëdha si Chevron, ExxonMobil, Qatar Petroleum, BP, Total, ConocoPhillips, SHELL etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vendi i parë në Grupin B, Spanja shmangu 15 Kupa Bote
Previous article Historia e çuditshme e portierit iranian që ndaloi Ronaldon

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT