• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Plumbin e fundit ma dha Vladimir Kristo”, rrëfimi i të mbijetuarit të revoltës së Qafë Barit
Home
Dossier

“Plumbin e fundit ma dha Vladimir Kristo”, rrëfimi i të mbijetuarit të revoltës së Qafë Barit

26 June, 2018 Ina.Autor Dossier

Dush Martini është protagonisti i gjallë i revoltës politike të Qafë-Barit, një kamp i tmerrshëm (në Pukë) ku kushtet çnjerëzore dhe trajtimet shtazarake detyruan të burgosurit të ngrihen në një revoltë masive më 22 maj 1984, revoltë e cila u shtyp dhe shumë prej të burgosurve u pushkatuan, apo helmuan.

Por Dush Martini është gjallë dhe ka vendosur të flasë. Në një intervistë ai tregon versionin e tij për ngjarjen. “Do të tregoj të vërtetën ashtu siç ka ndodhur”, shprehet ai.

Detaje rrëqethëse, të vërteta të pathëna mbi organizimin e të burgosurve në Qafë Bari deri tek shtypja e pushkatimi i disa prej tyre. Dush Martini tregon për herë të parë historinë e tij dhe si mundi t’i mbijetonte gjithë këtij ferri.
Por për të arritur deri tek revolta, Martini tregon fillimisht arsyen pse u dënua. Ai thotë se ishte 18 vjeç kur i vuri flakën një kishe në Shkodër brenda së cilës torturoheshin e vriteshin martirë, siç thotë. Me këtë akt nis edhe kalvari i vuajtjeve për të. Kalon tre muaj në hetuesi, i thyen këmbë e duar që të pranonte se ishte nxitur nga klerikët. Pasi nuk pranoi u dënua me 25 vjet burg për prishjen e pronës socialiste dhe sabotazh. Martini përmend emrin e ish-gjykatësit të Kushtetueses Vladimir Kristo si personin që dha dënimin për të, madje i kërcënoi familjen në sallën e gjyqit.
Në cilin vit ratë në burg?
Dush Martini: Unë u dënova në vitin 1980 me 25 vjet burg. Isha 18 vjeç. U dënova për krime politike. Dogja një institucion siç ishte një katedrale tek varrezat në Shkodër. Ka bërë bujë në vitin 1991, ishte kisha e parë që u hap pas diktaturës. Ishte një vend brenda të cilit janë pushkatuar mjaft martirë. Ishte brenda varrezave apo si i thonë zalli i Kirit. Aty janë pushkatuar qindra martirë të shenjtë

Çfarë roli kishte kisha në sistemin diktatorial?
Dush Martini: Ishte mbyllur, dhe kthyer në objekt shtetëror. Unë e kam djegur atë objekt shtetëror dhe po përgatitesha të arratisesha sepse kisha nuhat që do më arrestonin. Gjatë hetuesisë unë kam kaluar një periudhë të tmerrshme.

Ti e pranove vendimin?
Dush Martini: Kishim disa fakte. E pranova unë që e vura zjarrin. Ishte një histori e atyre viteve. Kam një fragment që tregon arsyen e atij operativi që ka shkruar, dhe u dënova 25 vite. Këto shkrime tregojnë për ngjarjen time, i kam gjetur në Bibliotekën e Shkodrës. Ata më akuzuan se më kanë futur klerikët, ata gërmoshin në shtëpinë time, se mendonin që unë i kam marrë ato materiale.

Ti kërkoje të ktheheshin në Kishë, diçka që i ishte marrë Kishës, por ratë në burg në moshën 18-vjeçare. Ku u dënuat?
Dush Martini: Unë u dënova në burgun e Shkodrës, duhet të bëj me dije, se ai kryetari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo, ishte personi që më dënoi dhe më kërcënoi edhe në gjyq familjen. Janë përsëri edhe sot këta personazhe të diktaturës që “jepnin plumbin e fundit”. Mora dënimin, pavarësisht se dënimin tim e quajtën jo politik. Këtu nuk është vetëm çështja ime, por e qindra-mijëra martirëve.

U penalizua familja?
Dush Martini: Familja ka pasur penalitetet e veta, heqje prej pune, kërcënime të vazhdueshme. Kishim familje të shpronësuar, nuk kishim lidhje me partitë. Babai im ishte me raport.

Momenti kur përfunduat në burgun e Qafë Barit…
Dush Martini: Pasi mora dënimin shkova në burgun e Spaçit. Do të jap një version real të asaj revolte, pasi unë jam pjesë, autor i skenarit të asaj revolte. Atje ndejta 11 vite burg. Regjimi kur hapte kampe të reja, kur lidhte kontratat me shtetet e huaja, ushtronte dhunë të egër, gjenocid të paparë ndaj skllevërve të diktaturës. Ka një kalvar të tmerrshëm vuajtjesh e persekutimesh. Unë jam gati të mbush sheshet me të persekutuarit e tjerë për të marrë të drejtën e gjithë këtyre viteve. Këta vjedhin miliarda e quhen politikanë, vjedhin arin e Rubikut. Në burgun e Shkodrës na erdhi një i dënuar ordiner, quhej Sokol, kishte vjedhur 10 kg misra në tokën që i kishte vjedhur shteti. E dënuan 3 vite, e përdorën për ta shfrytëzuar. Këto ishin politika kriminale. Një tjetër ofendoi një zyrtar, mori 3 vite burg. Politikanë quhen këta që vjedhin thesarin e këtij vendi? Diktatura i përdori të pafajshmit për t’i shfrytëzuar në skllavëri.

BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA"/ Rama apel shqiptarëve: Gjoba absurde ndaj Xhakës e Shaqirit...
Previous article E RRALLË/ U emërua para një javë trajner i Sportingut, sharkohet tekniku serb

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/  Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin... Dossier

DOSSIER/ Letra e panjohur e mbesës së Parashqevi Qirjazit: Sevastia dhe Parashqevia u lejuan të banonin në një kotec pulash, pasi godina ishte kthyer në shkollë partie, ku mësonin...

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT