• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VENDOSIN TRITOL NE LOKAL pas ndeshjes/ Zbardhet dëshmia e plotë e pronarit: E kam bërë këtë vend me…
Home
Breaking News

I VENDOSIN TRITOL NE LOKAL pas ndeshjes/ Zbardhet dëshmia e plotë e pronarit: E kam bërë këtë vend me…

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tritol lokalit pas ndeshjes Gjermani-Suedi, zbardhet dëshmia e pronarit

I vendosin tritol lokalit pas ndeshjes së futbollit Gjermani-Suedi, por nuk shpërthen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, në lagjen “Partizani”, Burrel. Në këtë lokal, me dhjetëra qytetarë kanë ndjekur ndeshjen e Kampionatit Botëror të Futbollit mes Gjermanisë dhe Suedisë.

Kur ata janë larguar, është pikasur një kallëp tritoli, i cili është çmontuar nga Policia. Burime pranë Komisariatit të Matit bënë me dije se rreth orës 00:40, në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares së lokalit të shtetasit Besnik Kola, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp i mbështjellë me lëndë plasëse, i cili nuk ka shpërthyer, dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, është çaktivizuar.

Policia e Matit ka nisur menjëherë hetimet, duke bërë shoqërimin e disa personave që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit. Motivet e ngjarjes kriminale nuk dihen ende. I pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore, Kola ka deklaruar se ai dhe pjesëtarët e familjes së tij nuk kanë konflikte me askënd.

“Së pari, uroj që shënjestra e këtij atentati të mos ketë qenë lokali im. Unë nuk i kam bërë keq askujt dhe nuk pres që dikush tjetër të ndërmarrë akte të tilla. Kam punuar për disa vite jashtë vendit dhe me kursimet e mia kam hapur këtë biznes familjar. Kam punuar prej katër-pesë vitesh dhe nuk jam konfliktuar me askënd”, mësohet të jetë shprehur Kola për grupin hetimor.

Lokali buzë rrugës kryesore shërben si restorant dhe frekuentohet më shumë gjatë paradites, kohë kur fluksi i qytetarëve është më i madh. Pronari dhe stafi që punojnë njihen për sjelljen e tyre qytetare, gatuajnë mjaft mirë dhe janë mjaft të qetë në marrëdhënie me klientët e tyre. Policia lokale po heton rreth konkurrencës së mundshme, por askush nuk e thotë diçka të tillë zyrtarisht.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në dritaren e pasme të lokalit dhe disa kalimtarë kanë nuhatur erën e rëndë të fitilit të dinamitit. Ata kanë lajmëruar shpejt personat e ndodhur në lokal se diçka është vendosur në dritare. Lokali është boshatisur dhe menjëherë është kërkuar ndihma e Policisë.

Shumë shpejt, në vendin e ngjarjes ka mbërritur patrulla e Policisë dhe kanë kuptuar se fitili ishte djegur plotësisht, por nuk kishte realizuar shpërthimin e kapsollës, që do të shkaktonte eksplozionin. Mësohet se janë marrë në pyetje personat e ndodhur në lokal si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve private dhe të një banke të nivelit të dytë, e cila ndodhet përballë lokalit.

“Më datë 24.06.2018, rreth orës 00:40, në qytetin e Burrelit, në pjesën e jashtme të dritares së lokalit të shtetasit B.K, banues në Burrel, është konstatuar një kallëp i mbështjellë, e dyshuar me lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer dhe falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë është çaktivizuar. Policia e Matit ka nisur hetimet, ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit/ëve”, bëhet e ditur nga Policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e dhimbshme e 40 vjeçarit/ Humbi kujtesën në aksident, tani bën foto për të kujtuar
Previous article E përditshmja zvicerane: Shqiptarët dhurojnë para për yjet e Kombëtares sonë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT