• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPONJA NUK KA VRARË NJERËZ”/ Thaçi i del në mbrojtje Xhakës e Shaqirit…
Home
Rajon

“SHQIPONJA NUK KA VRARË NJERËZ”/ Thaçi i del në mbrojtje Xhakës e Shaqirit…

25 June, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dalë në mbrojtje dy lojtarët e kombëtares së Zvicrës, shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka që festuan dy golat e tyre ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës të bërë me duar. Por, veprimi Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, bashkë me Stephan Lichtsteinerin nxiti tensione tek pala serbe që u ankuan duke thënë se veprimi i tyre përbën provokim politik.

Por Thaçi tha se festimi duhet parë si emocional, e jo politik, raporton “Politico”. “Ai simbol nuk është simbol që ka vrarë njerëz. Nuk është simbol i sulmit ndaj askujt. Është simbol i një shpendi. Prandaj, Zvicra le të fluturojë drejt suksesit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve në Bruksel të hënën, një ditë pasi takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh.

Sot komiteti disiplinor i FIFA-s, gjobiti Xhakën dhe Shaqirin me nga 10,000 franga zvicerane për festimet e tyre, duke i cilësuar ato si “sjellje josportive”. Por FIFA nuk vendosi për masa tjera më serioze, siç është ndalimi i lojtarëve për lojërat e radhës. Edhe kapiteni zviceran, Stephan Lichtsteiner, u dënua me 5,000 franga për shkak të shqiponjës.

Megjithatë, Serbia u nda edhe më keq për sa u përket financave. Federata e saj e futbollit u gjobit me 54,000 franga zvicerane për shkak të banerëve diskriminues të fansave dhe mesazheve e hedhjes së gjësendeve në fushë. Presidenti i Federatës serbe, Slavisha Kokeza, dhe trajneri i ekipit kombëtar, Mladen Krstajiç, u dënua me nga 5,000 franga zvicerane për komentet e tyre pas ndeshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, e martë 26 Qershor 2018: Sot do të rifuteni ne lojë! Projektet do t'ju...
Previous article MOTI/ E martë 26 qershor 2018: SËRISH RESHJE! Nxirni "xhupat" pasi temperaturat do të...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT