Emri i porositësit të makinave Toyota Auris në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro.
Sipas dokumenta doganore Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.
Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.
Nga dokumentet rezulton se porositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një sërvis makinash dhe një kompani trasnporti.
Ndërkaq dy makinat e tjera, një Opel dhe një Alfa Romeo qe ishin mbi kamion bisark bashke me 7 Toyotat, janë porositur prape në koncensionarin Doci por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave, me orgjinë nga trafiku i drogës.
Alban Mollaymeri, që rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjera fshihen pas tyre.
Nërkohë mësohet se sot ka përfunduar edhe numërimi i plotë i sasisë së eurove që ndodheshin në dy makina dhe sipas hetuesve bëhet fjalë për 3. 4 milionë. Shuma e eurove ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.
Veprimet e para për këtë dosje hetimore janë kryer nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i zgjedhur nga radhët e PD, por më pas ëhstë vendosur tranferimi i dosjes.
Sot mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë prokuorisë për krimet të rendë në Tiranë.


