Pas daljes së disa mesazheve nga Konferenca e organizuar nga kreu i Bashkisë Tiranë me disa prej artistëve dhe aktorëve shqiptarë, ku shihen disa urdhëra të një prej ish-koordinatoreve të çadrës së PD-së dy vite më parë.
Deklarata e dalë nga selia blu thuhet: “Nuk është e vërtetë që urdhërojmë artistët. Përgënjeshtrojmë të gjithë lajmet e rreme të dala nga konferenca e sotme. Zonja që komunikon me personat në fjalë nuk ka funksion në PD”.
- Reagimi i PD
PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre.
Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet.
PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!
- Denoncimi i Veliajt
Zyra e shtypit e Bashkisë ka publikuar fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.
Sipas Bashkisë “nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.
/AlpeNews.al


