Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan shpall bilancin javor të punës së saj.
Ja çfarë ka bërë gjatë një jave.
44 shtetas janë proceduar penalisht nga të cilët:
14 të arrestuar, 25 janë procedure penalisht në gjendje të lirë, si dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.
Në drejtim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave janë vendosur 1190masa administrative, si dhe janë arrestuar 6 shtetas nga këto: 4 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe 2 për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe janë kontrolluar 388 automjete.
Në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme të mbështetura edhe nga FNSH-ja, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë, 105 shtetas, si dhe janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu janë zhvilluar dy operacione nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Sekuestrohen drogë e armë.
Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.
Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë
Në zbatim të plan-masave,për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Peqin dhe Gramsh janë ushtruar kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan.
Edhe në ditët në vijim do të intesifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.


