Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmon në detyrë Gjykatësen e Apekit Vlorë, Brikena Ukperaj.
Ukperaj (Lubonja) ka kaluar pa probleme tre filtrat e vetingut, ndërsa denoncimet nga qytetarët janë vlerësuar se “zgjidhen në rrugë gjyqësore”. Konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lanë të pakënaqur denoncuesit e pranishëm në sallë.
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Brikena Ukperaj (Lubonja) u përball të premten (22 Qershor 2018) me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në një sallë ku ishin të pranishëm edhe denoncues të saj.
Por ndonëse u la të kuptohej se gjyqtarja i ka kaluar pa probleme tre filtrat e rivlerësimit, një duzinë kallëzimesh-më i fundit i mbërritur vetëm një ditë para seancës dëgjimore por Gjyqtarja e ka kaluar me sukses procesin e Vettingut dhe është rikonfirmuar sërish në detyrë.
AlpeNews.al


