Lidhur me gjetjen e 3 milionë eurove në Potin e Durrësit ditën e djeshme ku ranë në pranga tre persona të përfshirë, ka reaguar ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Ky i fundit shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan:
“Me dy Toyota të tilla bëhet Teatri Kombëtar, për bukuri!
S’ka nevojë as për PPP e as për gërr mërr!
Me Toyotën e kapur bëhet gjysma e ndërtimit.
Deri sa t’i vijë radha gjysmës tjetër, do jetë zënë ndonjë Toyotë tjetër…
E ç’rëndësi ka se të kujt janë ato para?!
Të Teatrit janë!”.
/AlpeNews.al


