Me sa duket i ka ardhur shpirti ne maje te hundes zyrtarit te larte te bashkise se Shkodres te drejtuar nga demokratja Voltana Ademi, qe ka shperthyer ne nje fjalor vertet te rende ndaj te gjitheve pa percaktim.
Përmes cilësimesh e insinuatash të forta për shoqërinë shqiptare, ka shpërthyer në akuza drejtori i policisë bashkiake në Bashkinë e Shkodrës.
Anton Hasanpapaj nuk ka një adresë të qartë për akuzat e tij, por e sigurt është që ato janë të shumta. Hasanpapaj ka dalë në mbrojtje indirekt të Lulzim Bashës, duke thënë se atij po i turren llafazanët, ndërsa “ku**at” po bëhen drejtoresha.
Pavarësisht se nuk përmend emra të përveçëm, duket sikur drejtori i bashkisë së djathtë sulmon qeverisjen e majtë, duke thënë se ajo po ua “shkër**en” trutë shqiptarëve me arritjet e saja. Por arsyeja e këtij shpërthimi të drejtorit të policisë bashkiake mbetet mister.
Postimi i plote i Hasanpapajt:
“Opozita??? Kush është realisht formacioni social që bën opozitën në këtë vend?? Hallexhinjve nuk u del të paguajnë ofertën dhe s’kanë internet, nuk përfshihen në debat, nuk lexojnë e publikojnë statuse në fb, TV u shkërdhen trutë me arritjet e partisë, komshiu ka ndërru parti sa herë i ka mbaru thesi miellit, kurva e lagjes asht ba drejtoreshe, llafazanët i janë turrur Lulit, trimat i kanë hy hashashit, të drejtët ose janë në burg për drita ose kanë ik në azil”, shkruan Hasapapaj. (TemA)


