• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deklarata e Lu për gjykatat, ish-ministri i del kundër: Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!
Home
Shqipëri

Deklarata e Lu për gjykatat, ish-ministri i del kundër: Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!

24 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dal edhe një herë kundër ambasadorit  Amerikan Donad Lu.

Në një postim në Facebook, Manjani ka komentuar deklaratën e djeshme të Lu, dhe ka dal kundër këtij mendim.

Ndër të tjera Donald  Lu u shpreh dje: Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni. Vettingu po i zhbllokon ato…

Postimi i plotë

Jo, jo! S’mund të jetë ashtu!
—————
Zoti Donald Lu ka deklaruar beftas dje, ndër të tjera se:
“…Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë i ka penguar korrupsioni ( dmth jo reforma). Vettingu po i zhbllokon ato…”
—————
Duke shprehur konsideratë tepër të lartë për për Ambasadorin e SHBA në Tiranë, nuk mund të jem dakort me këtë deklarim.

Së pari, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në vite k arritur të garantojë kufizimin e qeverive, sa herë ato kanë tentuar të tejkalojnë mandatin kushtetues.

Është fakt që qeveritë nuk kanë “shkuar mirë” me këtë Gjykatë. Ndaj mund të themi se kjo Gjykatë e ka kryer mirë misionin e saj.

Ky mision nuk mund të kryhej dot nëse do ishte e korruptuar, sepse qeveria është korruptuesja më e madhe!

Ky mision u krye me guxim, profesionalizëm dhe me përbërje të besueshme të trupës gjyqsore.

Aktualisht, shteti Shqiptar nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me askënd, sepse nuk ka një bend ku të vlerësohet kushtetutshmëria e marrëveshjeve.

Ndaj qeveria e sotme “nxiton” të lidhë marrëveshjen e detit me Greqinë, tani që ska Gjykatë! Ajo ndjehet mbi Kushtetutën!

Normal sepse nuk ka kush ta kufizojë!

Se dyti, Gjykata Kushtetuese është gjykatë e të drejtave të njeriut. Ajo garanton liritë dhe të drejtat e çdo individi. Kur mungon gjykata, qeveria ndjehet “legjitime” të rrëmbejë çdo të drejtë e liri të imdividit.

Qeveria e sotme po e bën këtë gjë.

Ndaj asnjë arësye nuk mund të “legjitimojë” lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese! Asnjë!

Pa këtë gjykatë Shqiptarët nuk mund të shkojnë dot as në Strasburg.

Së treti, Gjykata Kushtetuese, megjithë mangësitë e saj ka qenë me e besueshmja. Ishte e tillë sepse kufizoi qeveritë, krijoi praktikë të mirë kushtetuese dhe, gjykatësit u emëruan sipas parimit të ballancës.

Pra nuk mbështetet fare teza që kjo Gjykatë u pengua nga korrupsioni!

Sa për Gjykatën e Lartë, ashtu është kishte dhe ka një përceptim të lartë si e “korruptuar”.

E vërteta është se asnjëherë nuk u bë një reformë reale në funksionimin e saj. Për pasojë gjykatësit atje u ndjenë “mbi çdo ligj”.

Çështja është se vettingu ka rritur numrin e çështjeve që presin të gjykohen.

Kjo do të thotë se : do rritet çmimi i korrupsionit!

Pra jo vetëm që korrupsioni nuk u shua, por u shtua dhe me çmim më të lartë!!!

Kështu që vettingu, që gjithnjë e më shumë po bëhet selektiv dhe i pabesueshëm, nuk po e ndëshkon korrupsionin!

Përkundrazi, përveç korrupsionit tashmë drejtësia drejtohet nga qeveria!!! As që bëhet fjalë për pavarësi politike!

Askush nuk guxon të gjykojë qeverinë, qeveritarët dhe të lidhurit me ta!

Ambasadori mund ta dëshmojë vetë këtë gjë…

Ky është realiteti që po jetojnë Shqiptarët, pavarësisht ç’thonë Ambasadorët!

Ndaj skam sesi të jem dakort me këtë realitet e as me deklarimet që e mbështesin atë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kolumbia i bën "tris" Polonisë  me golat e Falcaos e Cuadrados (VIDEO)
Previous article Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

g.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT