• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Tiranë – Prishtinë – Tetovë, një revolucion shqiptar
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Tiranë – Prishtinë – Tetovë, një revolucion shqiptar

20 November, 2017 Redaktor1 OP-ED

Kur ambasadori i SHBA në Kosovë Greg Delawie tha se “zgjedhjet rutinë me parregullsi të vogla, janë një shenjë e madhe e zhvillimit demokratik të Kosovës”, kutitë e votimeve për balotazhin e lokaleve, sapo ishin mbyllur.  Në 19 komuna anembanë vendit, 38 kandidatët dhe partitë që i mbeshtesnin, mësuan rezultatin shumë përpara mesnatës. Shenjë e dukshme se shqiptarët po ecin me hapa të sigurtë, drejt konsolidimit të shtetit të tyre të dytë në Ballkan. Deklarata e Ambasadorit të SHBA se “mezi presim të punojmë me zyrtarët e zgjedhur për të bërë progres në Kosovë”, është një sinjal që i vë vulën standardit të kësaj dite votash.

Në gjithë këtë histori, përtej gardheve, interesave personave dhe tifozerive politike në Kosovë, nuk ka asnjë rëndësi se sa komuna fituan kandidatët e njerës apo tjetrës parti politike. As se cila prej tyre thotë se i ka fituar zgjedhjet dhe cili lider e zmadhon ose jo fitoren, apo e nxin ose jo humbjen. Fituesi më i madh i kësaj dite, është qytetari i thjeshtë i Kosovës. Eshtë demokracia. Janë standarded zgjedhore. Shtetformimi modern. Hap ky drejt një prespektive shumë më të mirë e të sigurtë Kosovës, në proceset e integrimit Europian, njohjeve të reja e pranimit në OKB.

Sfidat e Kryministrit Ramush Haradinaj janë të shumta, por e sigurtë është se pas kësaj të diele të votimeve lokale, edhe qeverisja qëndrore është pak më e fortë, edhe shteti është pak më i fortë, edhe institucionet janë pak më të sigurta, edhe sitemi në tërësi dhe shoqëria kosovare, është më pranë projektit strategjik të shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes euroatlantike. E për rrjedhojë, edhe Beogradi është pak më i barabartë sot me Prishtinën dhe shumë procese gjeapolitike, përfshi influencën ruse në rajon, bëhen më pak interferuese.

Pak përpara Kosovës, zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Maqedoni, ku gjithashtu kishte balotazh. Një proces ky që i dha shkelmin e fundit edhe Gruevskit dhe trashëgimisë së tij, duke i krijuar një prespektivë të qartë forcave pro perendimore atje. Liderët politikë dhe vetë zgjedhësit shqiptarë në Maqedoni, u rreshtuan në anën e duhur të historisë. Zgjedhjet lokale të pak ditëve më parë, thjeshtë e noterizuan këtë qëndrim.

Edhe Shqipëria mori një lajm të mirë këtë javë, pasi Këshilli i Stabilizim Asociimit dha rekomandimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Në pritje të një date fikse, Tirana pasi kaloi me sukses provën e zgjedhjeve të 25 qershorit, po punon për sfidën e rritjes ekonomike, luftës kundër krimit të organizuar, vettingun dhe implementimin e reformës në drejtësi.

Kurrë më parë në historinë e sotme moderne, shqiptarët nuk kanë qenë në këtë stad e në këtë standard të zhvillimeve të veta demokratike. Sigurisht që rolin e lokomotivës në gjithë këtë historia e ka luajtur dhe po e luan Tirana. Vagonët e tjerë të trenit shqiptar në rajon, si Prishtina e Tetova nuk po bëjnë më kondrapedalin. Edhe ndër shqiptarët e Malit të Zi, ka lajme pozitive, ndërkohë që proceset në Luginën e Preshevës, kanë një qasje tjetër, pak më specifike.

E gjithë kjo panoramë, tregon se në trekëndëshin e madh Tiranë- Prishtinë- Tetovë, pas vitesh evolucioni dhe hopesh graduale, jemi në prag të një “revolucioni shqiptar” përsa i përket proceseve të brendshme demokratike. Shenjë e sigurtë, se jemi duke ecur në drejtimin e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PERENDIMI ZBULON SHQIPERINE/ Ky vend mahnitës, ku qytetarët kanë hedhur një dritë të re në historinë e errët
Previous article ​(FOTO) Vlerësimi i lojtarëve Inter – Atalanta, Icardi më i miri

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT