Në Turqi është mbyllur procesi i votimit dhe sipas mediave turke ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave.
Nga numërimet paraprake kanë dalë një pjesë e rezultateve të deritanishme.
Nga 20 përqind e votave të numëruara në rang kombëtar, Presidenti në fuqi Recep Taip Erdogan ka 59 përqind të votave, kandidati nga radhët e republikanëve të Partisë Popullore Muhamet Inçe ka marrë 25 përqind të votave.
Inçe është ende larg sigurimit të mandatit të radhës, por mbetet për t’u parë vijueshmëria e numërimit.
/AlpeNews.al


