• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nis numërimi i votave në Turqi. Ja kush janë 5 emrat që mund t’i marrin pushtetin Erdoganit
Home
Europë

Nis numërimi i votave në Turqi. Ja kush janë 5 emrat që mund t’i marrin pushtetin Erdoganit

24 June, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Në Turqi është mbyllur procesi i votimit dhe sipas mediave turke ka nisur tashmë procesi i numërimit të votave.

Gjashtë kandidatë janë në listë për zgjedhjet presidenciale, fituesi i të cilave do të ketë pushtete të shtuara, në përfundim të një rishikimi kushtetues të miratuar nga referendumi në muajin prill 2017.

Pjesa më e madhe e kandidatëve të opozitës konfirmuan se në rast fitoreje, ata do të mbanin sistemin parlamentar aktual.

Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave që prej turit të parë, një i dytë do të zhvillohet më 8 korrik.

Kandidatët

Recep Tayyip Erdogan – Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, i lindur më 26 shkurt 1954 në Stamboll kandidon për një mandat të ri.

Baba i katër fëmijëve, ai është në krye të vendit që prej vitit 2003, si kryeministër dhe tashmë si president që prej vitit 2014. Erdogan e filloi karrierën politike si kryetar i Bashkisë së Stambollit në vitin 2014 dhe krijoi në vitin 2001 Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një makinë e vërtetë që ka fituar zgjedhjet dhe që ka dominuar skenën politike që prej zgjedhjeve të vitit 2002.

Muharrem Ince – I lindur më 4 maj 1964 në Yalova (veriperëndim), Muharrem Ince, një ish-profesor i fizikës, ka krijuar të papritura gjatë kësaj fushate në sajë të stilit të tij luftarak. Ai u zgjodh për të përfaqësuar Partinë Republikane të Popullit (CHP), edhe pse ai ka dështuar dy herë në marrjen e kryesimit të partisë në të kaluarën.

Meral Aksener – Meral Aksener, e lindur më 18 korrik 1956 në Izmit (veriperëndim)nord-ouest), ka qenë e para nga opozita që ka njoftuar kandidaturën nën flamurin e Bon Parti (Iyi Parti) që e themeloi në muajin tetor. Kjo nacionaliste konservatore, nënë e një djali, ka qenë ministre e Brendshme në vitet 1990 dhe për një kohë të gjatë ka qenë anëtare e MHP-së, një parti ultranacionaliste, tashmë aleate e Erdoganit.

Selahattin Demirtas – Selahattin Demirtas, i lindur më 10 prill 1973 në Diyarbakir (juglindje), u zgjodh si kandidat i Partisë Demokratike të Popullit (HDP), edhe pse është i ndaluar që prej nëntorit 2016.

Temel Karamollaoglu – I lindur më 7 qershor 1941 në Kahramanmaras (jug), Temel Karamollaoglu i Partisë së Lumturisë (SP), ka qenë tre herë deputet, veçanërisht për Partinë për Prosperitet (Refah).

Sipas biografisë së publikuar në faqen e partisë së tij, ai ka qenë gjithashtu një bashkëpunëtor i afërt i Necmettin Erbakan, mentori në politikë i Erdogan.

Dogu Perinçek – I lindur më 17 qershor 1942 në Gaziantep (jug), Dogu Perinçek drejton Partinë Patriote (Vatan). Njeri i ligjit dhe baba i katër fëmijëve, është burgosur disa herë, veçanërisht pas grushtit të shtetit në vitin 1980.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAUT DAUTI/ Faktorizimi i shqiptarëve të Zvicrës
Previous article Presidenti Ivanov mban të bllokuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin

g.autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT