• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI I SHTETEVE TË UNIONIT/ Merkeli e Macroni KËRKESË për mbështetje ndaj REFUGJATËVE
Home
Europë

TAKIMI I SHTETEVE TË UNIONIT/ Merkeli e Macroni KËRKESË për mbështetje ndaj REFUGJATËVE

24 June, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Kancelarja Merkel nuk pret një sukses të shpejtë në zgjidhjen e çështjes së refugjatëve. Në takimin e jashtëzakonshëm të nivelit të lartë të BE për migrimin dhe azilin të dielën (24.06.2018) në Bruksel, Merkeli tha se për këtë arsye ajo synon të arrijë “marrëveshje bilaterale dhe trilaterale me dobi reciproke”.

Bëhet fjalë si mund ta “ndihmojnë shtete të veçanta anëtare njëra-tjetrën” dhe jo të presin “gjithmonë për të 28 (shtetet anëtare)”. Por njëkohësisht synimi mbetet që në fund të arrihen “baza të përbashkëta evropiane”.

Me idenë për të mos pritur dakordimin njëzëri të 28 shteteve të BE për çështje të caktuara, me sa duket kancelarja po vë në zbatim propozimin e Gjermanisë dhe Francës, që për të miratuar vendime të caktuara në BE të mjaftojë një shumicë votash. Synimi është që BE të mos bllokohet.

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron e mbështeti sot idenë e kancelares për të vendosur me shumicë votash. Nëse nuk arrihet marrëveshje me të 28 anëtarët, një grup më i vogël mund të përparojë me trajtimin e kësaj teme. Por çdo zgjidhje për imigrimin duhet të bazohet në të drejtat e njeriut dhe parimet e solidaritetit, ku mbështetet BE, tha Macroni në Bruksel.

Kampe të mbyllura?

Në prag të takimit të sotëm të jashtëzakonshëm për politikën ndaj refugjatëve, Franca dhe Italia janë shprehur për ngritjen e katmpeve të mbyllura, në territorin e BE. Sapo mbërrijnë refugjatët, ata duhet të strehohen në “qendra të mbyllura“, u bë e ditur pas takimit dje në Paris të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Presidenti francez Macron tha se këto qendra do të respektonin kërkesat e Organizatës për Refugjatët të OKB-së, UNHCR. Më tej ai kërkoi “solidaritet financiar” midis shteteve të BE, në mënyrë që kërkesat për azil të përpunohen sa më shpejt. Azilkërkuesit e refuzuar, sipas Macronit, duhet të kthehen në atdheun e tyre dhe “në asnjë mënyrë në vende tranzit”. Sipas revistës Spiegel, njëkohësisht Macroni kërkoi solidaritet evropian për pranimin e atyre refugjatëve që kanë të drejtë për azil.

Strehime të mbyllyra për refugjatët deri tani janë përjashtime, pak prej tyre UNHCR i mban në Greqi dhe në Itali. Franca dhe Spanja kërkojnë që këto strehime të ngrihen në vendin, i cili “është më pranë vendit të mbërritjes së refugjatëve” brenda BE. “Kjo është një zgjidhje bashkëpunuese dhe që e respekton të drejtën”, tha Macron.

Synimi është kompromisi

Në samitin e sotëm të jashtëzakonshëm për çështjet e azilit, që ka filluar pasdite në Bruksel, marrin pjesë 16 shtete të BE, por jo 12 shtete dhe ndër to jo shtetet e grupit të Vishegradit. Takimi mbahet me kërkesën e Gjermanisë, e cila synon ta zgjidhë me marrëveshje bilaterale me shtetet e tjera rikthimin e refugjatëve në vendin ku janë regjistruar fillimisht.

Por përballë qëndrimit të paepur të qeverisë së re italiane, shpresat e Gjermanisë, sipas Spiegel-it, bazohen si edhe herë të tjera tek pagimi i parave. E përfytyrueshme konsiderohet për shembull që Gjermania të paguajë më shumë para në një buxhet të BE për Libinë, kërkesë e hershme e Italisë. Takimi i sotëm synon të arrijë kompromise, jo zgjidhje. Italia bëri të ditur se do të paraqesë një propozim të ri për migrimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjidhet misteri që pushtoi internetin/ Cila ishte gruaja fantazmë pas xhamit të vilës antike
Previous article ZGJEDHJET NË TURQI/ Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare

g.autor

Postime të ngjashme

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë? Botë

PAKETË E RE E SANKSIONEVE NDAJ MOSKËS/ Si po planifikon Bashkimi Evropian t’ua mbyllë dyert ushtarëve rusë?

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira Botë

MBAHEN SOT BISEDIMET IRAN-KATAR/ Në fokus, marrëveshja me SHBA-në dhe asetet e ngrira

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT