• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DUAM BALLAFAQIM ME SALI BERISHËN”/ Avokati i Izet Haxhisë tregon KËRKESAT ish-truprojës për procesin GJYQËSOR
Home
Aktualitet
Drejtësi

“DUAM BALLAFAQIM ME SALI BERISHËN”/ Avokati i Izet Haxhisë tregon KËRKESAT ish-truprojës për procesin GJYQËSOR

24 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia duket se kërkon vetëm përballje me ish shefin e tij.

Nuk do të kërkojmë dhe nuk do të pranojmë një pafajësi në tavolinë, por duam një proces gjyqësor ku të dëgjohemi dhe të paraqesim prova dhe fakte konkrete.

Kjo është strategjia juridike e Izet Haxhisë dhe avokatit të tij mbrojtës, pas dritës jeshile që i dha gjykata e Tiranës për të rishikuar vendimin që dënon me 25 vite burgim si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdarit.

“Ne do të kërkojmë që të bëhet një proces gjyqësor dhe të dëgjohemi dhe të shqyrtojmë të gjitha provat që kemi deklaruar, duke i provuar një nga një. Jo vetëm që do të bëhet kështu, por do të jetë edhe një leksion i mirë për drejtësinë. Secili që jep drejtësi duhet ta kuptojë se nuk mund t’i mbyllësh gojën tjetrit me një drejtësi pa prova”, deklaroi avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla.

Personi kryesor që Izet Haxhia ka sulmuar në deklaratet e tij, është ish kryeministri Sali Berisha. Po çfarë do të provojë ai, me dëshminë e Sali Berishës?

“Atë e di ai, për ato që do të thotë, por ne do të vazhdojmë hap pas hapi, duke provuar gjithçka”, deklaroi avokati Nikolla.

Prej dy ditësh avokati i Haxhisë ka në dorë dosjen voluminoze prej 702 fletësh për vrasjen e Azem Hajdarit dhe nga shqyrtimi i saj përveç shumë fakteve që sipas tij janë absurde, njërin prej tyre e deklaron për Top Channel.

“Në dosje është vendimi për sekuestrimin e ditarit të ish ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Por ditari nuk është. Çfarë ka pasur në atë ditar, ku ish ministri ka shkruar mbi autorët lëvizjet dhe dinamikën e ngjarje? Pse nuk është? Kush e fsheh?”, deklaroi avokati bashkim Nikolla.

Por a do të marrin vërtetë përgjigje këto dilema dhe a do të rigjykohet vërtetë vrasja e shekullit. Hapi i parë është hedhur, për të tjerët do të vazhdojmë të qëndrojmë me sy e veshë sërish nga drejtësia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Rusi 2018"/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Japoni-Senegal
Previous article E zë syri i keq: Moderatorja seksi merr masa mbrojtëse, por mos mendoni se është hudhër

g.autor

Postime të ngjashme

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT