• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dosja “Hajdari” në gjyq, nga akuza e Izet Haxhisë te deklarata e fortë e avokatit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dosja “Hajdari” në gjyq, nga akuza e Izet Haxhisë te deklarata e fortë e avokatit

24 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Dosja e famshme e vrasjes së deputetit Azem Hajdari duket se është drejt rihapjes, të paktën, vetëm sa i përket dënimit në mungesë të ish-truprojës së Berishës, Izet Haxhia.

Ky i fundit fitoi betejën e parë ligjore ne seancen e pak diteve me pare, teksa Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit të vendimit të Shkallës së Parë, që e ka shpallur fajtor për vrasjen e Hajdarit. Tashmë, Haxhia ka të drejtë që të ankimojë vendimin në Apel dhe të kërkojë rigjykim.

Vendimi, i marrë nga gjyqtari Besnik Hoxha, u mor pas më shumë se dy orësh këshillim. Seanca nisi në orën 12:00 dhe gjyqtari u tërhoq për vendim rreth orës 12:30, për ta shpallur atë në orën 15:00. Në seancën e djeshme ishin të pranishëm avokati i Haxhias, vëllai i tij, Ismet Haxhia, si edhe juristi Romeo Kara.

Prokurori Bicaj pretendon se Izet Haxhia është njohur me dënimin që ka marrë në qershor 2006, kur është arrestuar në Turqi. Ai ka pasur mundësi që të ankimojë vendimin në Apel, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Mirëpo, sipas mbrojtjes, kjo nuk është e vërtetë. Avokati Bashkim Nikolla, tha se dosja e Prokurorisë që ka çuar në dënimin e tij me 25 vjet burg është skandaloze dhe me të është luajtur politikisht. Sipas tij, ajo është e paplotë dhe mungojnë shumë prova të përmendura në proces.

DOSJA

“Vetëm dje pasdite pata kohën të shqyrtoja dosjen prej 702 faqesh të vrasjes së Azem Hajdarit. Me aq sa pashë, ishte shumë skandaloze dhe kjo tregon qartë se si ka luajtur politika me këtë çështje”, tha Nikolla.

Ndërkohë që në të gjithë dosjen në fjalë, sipas avokatit, nuk ka asnjë dokument që provon se i pandehuri Haxhia është njoftuar për procesin ndaj tij. Në një shkresë njoftimi që është gjetur, nuk ka as emër dhe as mbiemër. “Në dosje nuk ka asnjë konfirmim njoftimi. Në shkresën e njoftimit nuk ka as emër dhe as mbiemër të klientit tim”, tha Nikolla.

Ai përmendi edhe ditarin e ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, që është marrë si provë nga Gjykata, por që, sipas tij, nuk gjendej në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. “Në dosje nuk është ditari i ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta, i cili supozohet të ketë shkruar në lidhje me çështjen. Ditari është sekuestruar me vendim gjykate, pasi fillimisht nuk u pranua nga ishministri të dorëzohej, por tashmë nuk ka asnjë fletë të tij.

Në bazë të kësaj, na lind e drejta të themi se ka rrjedhje të provave. Kanë avulluar me kohën siç duket”, shtoi ai. Më tej, avokati shtoi në seancë gjatë konkluzioneve të mbrojtjes se dënimi është dhënë pa marrë të gjitha provat e duhura dhe të kërkuara nga palët. Për këtë, Bashkim Nikolla përmendi dëshminë e disa deputetëve, apo përfaqësuesve të Partisë Demokratike që janë thirrur si dëshmitarë të Akuzës, por nuk kanë dëshmuar kurrë.

Ndër ta, Nikolla përmend Flamur Shehun, Emin Gjanën, Jozefina Topallin, Shaban Meminë, Pjetër Arbnorin, Genc Pollon dhe Sali Berishën. Gjithashtu, lexoi edhe një pjesë nga raporti i përgatitur nga oficeri i Policisë Gjyqësore, Skënder Rexha, në lidhje me hetimet për zbardhjen e vrasjes së shekullit, ku ekspertimi i trupit të viktimës, nuk është kryer. “Në referimin e bërë nga ana e Policisë për vrasjen, përgatitur nga oficeri Skënder Rexha, shkruhet: Është shkuar në morgun e spitalit për të bërë ekspertimin e trupit të viktimës, por një gjë e tillë nuk është realizuar sepse janë krijuar probleme nga familjarë dhe persona të tjerë”, tha Bashkim Nikolla.

AKUZAT E HAXHISE

Në seancën gjyqësore foli edhe vetë Izet Haxhia, i cili akuzoi ish-Kryeministrin Berisha se ka paguar 1 milion euro për eliminimin e tij në Turqi te klanet mafioze turke. “Në historinë postkomuniste të Shqipërisë, dosja e shekullit është tregues i futjes së duarve. I futjes së duarve në drejtësi, nga dy klanet kriminale, të malësorëve të Skraparit dhe të Tropojës. Unë le të dënohem dhe pse unë e kam vuajtur dënimin në Turqi. Përpos të gjithave, unë dua të dëgjohem. Nuk kam ardhur më herët sepse edhe gjatë kohës që kam qenë në Turqi, i janë paguar nga klanet kriminale politike, 1 milion euro trafikantëve në Turqi për eliminimin tim fizik”, tha ai në sallën e gjyqit.

Në orën 15:00, gjyqtari Besnik Hoxha komunikoi vendimin për pranimin e kërkesës për rivendosje në afat të ankimimit. Në sallë pati duartrokitje, madje përpara se gjyqtari të përfundonte leximin e vendimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Baroni” i Rumanisë dënohet me burg. Akuza për njeriun më të pushtetshëm, që lëviz fijet e politikës
Previous article Ç’ndodhi natën në Tiranë-Durrës, policia nxjerr fotot: Pa pasur asnjë arsye…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT