Turqit do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur brenda të njëjtin proces presidentin dhe parlamentin.
Në mitingun e mbajtur ditën e sotme në një prej shesheve kryesore të Stambollit kanë marrë pjesë plot 6 milionë e 700 mijë turq, që në rang votimi shkon afro 20 përqind e të gjithë votuesëve aktivë në Turqi.
Pamjet që vijnë nga ‘GettyImages’ tregojnë një zgjim të popullsisë turke pas qeverisjes së Erdoganit që prej 2003-it. Kjo lind shumë pikëpyetje për dhënien e mandatit të ardhshëm që populli turk do ta përcaktojë ditën e diele në kutitë e votimit.
Pas ndryshimeve kushtetuese, të cilat u arritën me referendumin e vitit të kaluar, Rexhep Taip Erdogan garon për një tjetër mandat, këtë herë 5 vjeçar.
Presidenti turk ndodhet përballë një sfidë të vështirë dhe për t’ia dalë mbanë kësaj here e ka përqendruar fushatën e tij te veprat e realizuara. Presidenca kërkon përvojë, tha njeriu që drejton Turqinë prej vitit 2003.
***
Kush është kandidati republikan pretendent për President – Muharrem Inçe?
Përballë Erdogan është një kandidat që mund t’i rrezikojë mandatin, Muharrem Inçe. Republikani e ka shtuar ndjeshëm mbështetjen, duke u shfaqur si një figurë popullore dhe jo nga radhët e kastës politike. Ish-mësuesi i Fizikës premton se do t’u rikthejë turqve demokracinë, por presidenti Erdogan e akuzon për mungesë vizioni. Presidentit aktual Erdogan janë edhe tre kandidatë të tjerë për presidentë të cilet për herë të parë pas 16 vjetesh kanë krijuar një front të bashkuar opozitar.
/AlpeNews.al




