• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHET MARRËVESHJA PS-PD/ Votimi elektronik në disa bashki për zgjedhjet vendore të 2019-s
Home
Shqipëri

ZBULOHET MARRËVESHJA PS-PD/ Votimi elektronik në disa bashki për zgjedhjet vendore të 2019-s

23 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 është propozuar zbatimi i një projekti pilot në disa prej bashkive të vendit, në mënyrë që të testohet votimi elektronik. Më pas kjo mënyrë votimi, do të mund të implementohet në shkallë vendi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Këtë e ka shprehur deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në emisioni “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”. Teksa ka komentuar ecurinë me realizimin e Reformës zgjedhore, ai tha se me votimin elektronik do të shmanget blerja apo vjedhja e votës, manipulimi i zgjedhjeve, apo standarde të tjera të cilat janë shkelur deri më tani.

“PD ka kërkuar votimin elektronik dhe identifikimin elektronik të votuesve që në 2016. Qëndrimi ynë është se në duhet të kemi një identifikimin bio-elekrornik përmes shenjës së gishtave, dhe komisionerët nuk do të mund të mbushin kutitë më vota false. Edhe votimi elektronik do të bëjë të mundur që rezultati të shihet në mënyrë reale. Pa ndryshuar thelbësisht procesin e votimit, do të jetë thjesht letra dhe elektronika ajo që do të ndryshojë. Pra zgjedhësit do të votojnë elektronik, dhe vota nuk do të shkojë në një kuti votimi, por në një pajisje elektronike.

Ne kemi rënë dakord që për 2019 të jetë një projekt pilot, në disa prej bashkive, dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të implementohet në shkallë totale. Kjo ishte kërkesë e ndërkombëtarëve. Duhet të themi s zgjidhjet elektronike sot janë të mundshme, por na duhet të ecim me hapa të kujdesshme. Brenda korrikut parlamenti do të ketë hartuar rregullat e ashpra për garantimin e votimit elektronik”, tha Bylykbashi.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit europian, deputeti i PD tha se BE do t’i kërkojë Shqipërisë si kusht për negociatat, realizimin e reformës zgjedhore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e rrallë, i thotë jo parave dhe Champions-it për Serinë B
Previous article Kristal Abazaj debuton me Anderlechtin në Belgjikë

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor Politikë

PUBLIKON TË DHËNAT E TURIZMIT/ Blendi Gonxhja: Rritje në gjashtë muajt e parë, por me ritëm më të ulët në qershor

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira Politikë

“ME LEKËT TONA…”/ Programi ‘Dyfisho sipërmarrjen tënde’, Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT