• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEHONA E SHQIPTARËVE NË BOTËROR/ Nga SHQIPONJAT krenare në futboll, tek muzika e… (VIDEO)
Home
Ekskluzive

JEHONA E SHQIPTARËVE NË BOTËROR/ Nga SHQIPONJAT krenare në futboll, tek muzika e… (VIDEO)

23 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Që shqiptaret po thyejnë çdo kufi dhe po arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në tregun ndërkombëtar, këtë e kanë kuptuar të gjithë tanimë.

Por jehona e këtyra muajve, i ka dhënë një shije ndryshe gjithë këtij suksesi. Qershori, si muaji më i rëndësishëm për të gjithë futbolldashësit por jo vetëm, ka vetëm një qender, atë të Botërorit “Rusi 2018”.
I gjithë globi duket se ka ndaluar, duke lënë pas politikën e çdo zhvilim tjetër për tu fokusuar kështu vetëm në një pyetje: “Për kë bën tifo ti”?

E pikërisht në këtë vëmëndje globale, shqiptarët kanë zënë vendin e parë. Gjithçka nisi, kur në kolonën zanore të Botërorit këndoi Era Istrefi. Sukses i paimagjinueshëm për këngëtaren që duket se po arrin majat e karrierës së saj. Era pritet të performojë live në finalen e kompeticionit madhështor.

Suksesi vijoi kur në hapjen e ceremonisë më 14 Qershor, këndoi Dua Lipa. Diva e muzikës me origjinë shqiptare që po pushton tregjet muzikore ndërkombëtare. Një performancë e  shkëlqyer në një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Nuk kishte si të mungonte edhe Rita Ora, këngëtarja shqiptare që adhurohet nga i madh e i vogël, e që para një muaji mbajti një koncert fantastik në sheshin “Skënderbej”. Këtë herë, Rita Ora do promovojë futbollin e UEFA për femrat.

Treshja e famshme do të jenë imazhi i tre instituticiove të futbollit.

Për të ardhur tek ndeshjet reale. Ajo e Zvicrës me Serbinë, mbremjen e djeshme ishte një nga ato emocione që vështirë të harrohen.
“Çunat” tanë, Granit Xhaka në fillim e më pas Xherdan Shaqiri, i shënuan kundërshtarëve dy herë, e megjithatë momenti i festimit ishte ajo që na bëri të gjithë të rrënqetheshim. Të dy bën simbolin e bukur të shqiponjës, të dy fluturuan lartë, duke marrë çdo shqiptar të madh e të vogël…me vete!

Edhe pse Kombëtarja jonë nuk arriti të merrte pjesë, duket se Shqipëria e ka fituar Botërorin e saj, po me shqiptarët e saj. Krenarë!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armët bërthamore, Pompeo paralajmëron Iranin: Do ballafaqohet me “zemërimin e gjithë botës”
Previous article BLERIM SHALA/ Stërmundimi i politikës kosovare

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LUSHNJË-BERAT/ Makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, katër të plagosur në spital

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT