• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Procesi bllokues për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Partitë HOLANDEZE: Nuk keni …
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT/ Procesi bllokues për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Partitë HOLANDEZE: Nuk keni …

23 June, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Tre parti të koalicionit qeverisës në Holandë votuan një rezolutë që i kërkonte Qeverisë të mos pranonte as hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, as ato me Maqedoninë.

Vendimi nuk duket surprizues nëse shihen marrëdhëniet shpesh bllokuese të Holandës ndaj procesit të zgjerimit të Unionit, jo vetëm në raport me Shqipërinë por dhe shumë vende të tjera.

Sipas rezolutës, Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, gjë që u kundërshtua nga një tjetër parti qeverisëse D66, si dhe dy parti opozitare, të cilat mbështetën hapjen e negociatave, duke akuzuar qeverinë holandeze për pandershmëri dhe mungesë vizioni gjeo-strategjik.

Rezoluta e Parlamentit holandez nuk është detyruese për qeverinë, por brishtësia me të cilën ajo që qëndron në këmbë, me vetëm 1 votë më shumë se opozita, zvogëlon shanset që ekzekutivi i Holandës të kundërshtojë Parlamentin.

Refuzimet holandeze janë të shumta. Kundër Shqipërisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjes, Rumanisë, kundër Bullgarisë, kundër Ukrainës, kundër Turqisë.

Edhe në vitin 2013, Hollanda ishte kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Në 2016 organizuan një referendum kundër marrëveshjes së stabilizim asociimit BE-Ukrainë, ndërkohë që Holanda vijon të bllokojë zgjerimin e zonës Schengen me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Edhe anëtarësimi i Kroacisë në BE u vonua me 1 vit për shkak të holandezëve, ndërsa kanë bllokuar Bosnjen për atë që njihet me emrin Membership Action Plan. Holanda ka një qëndrim skeptik ndaj Serbisë, ka marrëdhënie të ngrira me Turqinë ndërsa është mjaft e ashpër dhe kritike përsa i përket reformave në Rumani, Poloni dhe Hungari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI ME VDEKJE NË DURRËS/ Detajet: Shoferja që PËRPLASI 12 vjeçaren është...
Previous article RUSI 2018/ Poloni-Kolumbi, skuadra që humbet eliminohet…

g.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT