• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Negociatat/ Gjermania bën kthesën e papritur, duhet 1 vit kohë për plotësimin e kushteve
Home
Shqipëri

Negociatat/ Gjermania bën kthesën e papritur, duhet 1 vit kohë për plotësimin e kushteve

23 June, 2018 Sadik.Autor Politikë, Shqipëri

Dy nga nëntë kushtet e kërkuara nga grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD në Bundestagun gjerman, kërkojnë kohë fizike për t’u realizuar. Bëhet fjalë për përfundimin e procesit të Vetingut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët prioritarë, të cilët janë edhe kandidatë për dy organet më të rëndësishme të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kushti i dytë konsiston në ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Për plotësimin e këtyre dy kushteve, autoriteteve shqiptare u duhen të paktën 11 muaj kohë fizike.

Nga grupi i parë i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve, deri më tani kanë kaluar në filtrin e trefishtë të Vetingut 16 gjyqtarë dhe prokurorë, ku janë shkarkuar gati më shumë se sa gjysma. Gjyqtari i parë Fatos Lulo është shkarkuar në datën 23.03.2018. Nga kjo datë deri më sot, pra në harkun kohor të tre muajve janë verifikuar 16 gjyqtarë. Me këtë ritëm, duhen edhe rreth 8 muaj që 41 gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë prioritarë të kalojnë në skanerin e trefishtë të Vetingut.

Ndërkaq, përfundimi i këtij procesi, i hap rrugë konstituimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këtë organe përbëhen nga 11 anëtarë. Dhjetë anëtarë janë zgjedhur nga Parlamenti sipas një procedure ligjore. 12 anëtarë, nga gjashtë në secilin organ, zgjidhen nga gjyqtarët dhe prokurorët, sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr. 115/2016 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Ngritja e KLP dhe KLGJ janë vendimtare për të nisur procedurat për ngritjen e organeve të SPAK-ut. Sipas ligjit, brenda tre muajve nga ngritja e KLP dhe KLGJ, nisin procedurat për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të projektuar për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin në të gjitha nivelet.

Nëse nuk ka vonesa nga vetë shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të zgjedhur anëtarët e KLP-KLGJ si dhe nëse procesi i Vetingut ecën me këtë ritëm, duhet rreth një vit që të plotësohen këto dy kushte të reflektuara nga projektrezolutën e CDU/CSU e SPD.

Organet e SPAK-ut
Edhe për ngritjen e organeve të SPAK-ut duhet një kohë fizike e caktuar. Ligji parashikon kritere të forta dhe kontroll të rreptë për anëtarët që do të bëhen pjesë e këtyre organeve. Kandidati për gjyqtar dhe nëpunës civil gjyqësor në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për prokuror dhe personel administrativ në Prokurorinë e Posaçme, dhe për drejtor dhe hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë dhe figurës.

Kandidati duhet të japë pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën kandidati plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim. Gjithashtu, duhet dhënia e pëlqimit prej anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, për të cilën anëtari i afërt i familjes plotëson dhe nënshkruan një deklaratë me shkrim. I gjithë ky proces kërkon një kohë të caktuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I dënuar për trafik dhe prostitucion/ Vëllait të ish-deputetit Kosta i sekuestrohet kompania, toka dhe lokali
Previous article AKSIDENTI I RENDE NE RINAS/ Policia jep informacionet e para. Janë 6 TE PLAGOSUR, 23-vjeçarja...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT