• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Babai u vrau nënën, fëmijët apelojnë për ndihmë: Ajo vdiq veç për ne… (DETAJET)
Home
Breaking News

Babai u vrau nënën, fëmijët apelojnë për ndihmë: Ajo vdiq veç për ne… (DETAJET)

23 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në datën 9 qershor 2018, Çlirim Shaholli i mori jetën gruas së tij, Adriana Shahollit, duke i përplasur kokën në dysheme. Kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta, duke lënë në këtë mënyrë 6 fëmijët e tyre jetimë. Të afërmit e 40-vjeçares thanë se autori konsumonte alkool dhe e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten Adrianën.

Emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjava ndryshe” shkuan në familjen Shaholli në Durrës, aty ku ka pllakosur zija dhe fatkeqësia. Fëmijët e viktimës treguan se u duhet të luftojnë për mbijetesë dhe për të mbajtur dhe të vegjlit.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga përpara, sepse mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë! Tani jam unë dhe vëllai i madh që duhet të mbajmë motrat tona të vogla. Jemi ne që do forcohemi dhe do mundohemi t’ia dalim mbanë, por kemi nevojë edhe për ndihmë”, rrëfeu vajza e madhe e familjes Shaholli.

Në murin e shtëpisë së rrënuar ndodhet një pikturë, të cilën e ka bërë vajza, pasi sipas saj, ia ndjeu zemra për ta bërë në mënyrë që ta kenë gjithmonë pranë të ëmën.

“Bëra atë çfarë kisha përbrenda, dua ta kem kujtim që sa herë ta shikoj, të ndjek rrugën e mamit… Do ta bëj krenare, sepse ajo ka vuajtur shumë dhe nuk dua ta zhgënjej në asnjë moment. Na la, ajo vdiq veç për ne, që ne të jemi më mirë nga më parë. Ajo ka qenë bota për ne!”, u shpreh ajo, duke treguar edhe marrëdhënien e saj të ngushtë me të ëmën, të cilën e konsideronte motër.

Vajza rrëfeu se ëndrra e saj më e madhe ishte të largohej nga Shqipëria dhe të punonte jashtë për të siguruar sa më shumë të ardhura për familjen e saj, ndërsa tani ajo do vetëm që motrat dhe vëllai i saj të ecin përpara dhe t’ia dalin mbanë për gjithçka çfarë duan.

“Gjithçka më duket e kotë për vete”, tha ajo mes lotësh, duke treguar se tanimë janë detyruar të punojnë edhe i vëllai me një prej motrave për të mbajtur familjen.

Ajo bëri apel për ndihmë për familjen e saj, duke qenë se tanimë është shtylla e shtëpisë dhe dëshiron që motrat dhe vëllai të vijojnë të arsimohen dhe të kenë një jetë normale, ashtu si çdo fëmijë tjetër.

Ndërsa vëllai tregoi se prej kohësh punon për të siguruar të ardhura për familjen, pasi i ati nuk punonte.

“Unë kërkoj ndihmë që të ndërhyni në shtëpinë tonë me sa keni mundësi, pasi siç e shikoni është e shkatërruar dhe e pa suvatuar. Është në gjendje të mjerueshme!”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kriza e emigrantëve/ Kryeministri çek: Nuk lejojmë emigrantë të paligjshëm në territorin tonë
Previous article Përfaqësuesi i FMN: Të unifikohet pragu për TVSH dhe tatim fitimin, të anulohen përjashtimet fiskale

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj Aktualitet

QYTETARËT 26 DITË PROTESË/ Rilexohen kërkesat drejtuar Ramës e qeverisë nga Goxhaj

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT