• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA, Gjykata e Lartë urdhër për të gjurmuar të dhënat në telefon
Home
Nderkombetare

SHBA, Gjykata e Lartë urdhër për të gjurmuar të dhënat në telefon

23 June, 2018 Ina.Autor Nderkombetare

Në një vendim që shihet si një fitore për avokatët e privatësisë dixhitale, Gjykata e Lartë amerikane vendosi të premten, se të dhënat në celular që tregojnë vendndodhjen, të përdorura në hetimet penale, nuk mund të merren pa urdhër nga gjykata.

Në një votim 5 pro dhe 4 kundër, gjyqtarët vendosën se është i nevojshëm një urdhër gjykate, për të pasur qasje në të dhënat që kompanitë e telefonave disponojnë rreth vendndodhjes dhe lëvizjes së përdoruesve të telefonave celularë.

Këto të dhëna, përdoren në mënyrë rutinë në hetimet penale.

Çështja në fjalë kishte të bënte me atë, nëse të dhënat mbrohen sipas amendamentit të katërt të kushtetutës amerikane, që i mbron qytetarët nga “kërkimi dhe nga konfiskime të paarsyeshme”.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Roberts, që formuloi mendimin e shumicës, tha se përvetësimi i “të dhënave të celularit mbi vendndodhjen e përdoruesit binte në kundërshtim me Amendamentin të Katërt”.

“Amendamenti i katërt mbron jo vetëm interesat e pronës, por edhe disa prishtmëri të caktuara mbi privatësisë”, shkruante ai.

Mendimit të zotit Roberts iu bashkuan edhe katër gjykatës liberalë të Gjykatës së Lartë. Ndërsa katër gjyqtarë të tjerë konservatorë e kundërshtuan atë.

Rasti, i njohur si “Carpenter kundër Shteteve të Bashkuara|, u soll në gjykatë nga një person me emrin Timothy Carpenter. Ai ishte në krye të një serie plaçkitjesh të dyqaneve të telefonave celularë në Ohajo dhe Miçigan mes viteve 2010 dhe 2011.

Pas arrestimit të zotit Carpenter dhe bashkëpunëtorëve të tij, Byroja Federale e Hetimeve (FBI) kërkoi dhe mori të dhëna nga një kompani celulare që tregonin vendodhjen e tij për disa muaj. Të dhënat përfshinin 12,898 pika vendndodhjeje dhe lëvizjet e tij në 127 ditë./voa

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Audio-përgjimi "BABALE"/ Ekspertim për zërin e dëshmitarit të ri, prej një muaji...
Previous article Këpuca që shkeli ëndrrën e Serbisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

NUK KA MË MOTORRË E KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT