• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Të vërtetat e trishta pas Maturës/ Nxënësit njohin më mirë anglishten se shqipen. Vetëm një 10 absolute
Home
Sociale

Të vërtetat e trishta pas Maturës/ Nxënësit njohin më mirë anglishten se shqipen. Vetëm një 10 absolute

22 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në më pak se dy javë pas provimit të dytë me detyrim, atë të Gjuhës shqipe e Letërsisë, qendra e shërbimeve arsimore ka shpallur rezultatet për rreth 36 mijë maturantë.

Ndonëse të gjithë i druhen notave të Matematikës, përvoja e viteve të kaluara ka treguar se në Letërsi është shumë e vështirë të marrësh dhjetë. Edhe këtë vit, ato kanë qenë me pikatore. Në të gjithë vendin, janë marrë vetëm 221 dhjeta, mes të cilëve vetëm një dhjetë absolute, 10.00.

Krahasuar me notat e anglishtes, të shpallura vetëm pak ditë më parë, rezulton se maturantët shqiptarë shkëlqejnë më shumë në gjuhën e huaj se sa në atë shqipe. Krahas 3.8% ekselentëve në Letërsi, shifra arrin në 20% tek Anglishtja.

“RIKORRIGJIM”

Janë të shumtë maturantët e pakënaqur me rezultat e Gjuhës shqipe e Letërsisë. Nxënës të dhjetës kanë siguruar një notë mesatare, ndërkohë që në përballjen me “çelësin e përgjigjeve të sakta” ata pretendonin shumë më tepër. Në vetëm pak orë pas njohjes me rezultatin, maturantët janë bërë bashkë për një protestë, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit.

“Si është e mundur të punosh fort e të nxjerrësh 9.5 Letërsinë në gjimnaz e më pas në provim 7.1. Kjo është e pamundur. Ne po ngremë zërin fort për rikorrigjim të tezave. Lodhja juaj, gabimet tuaja gjatë korrigjimeve ndikojnë në ndërtimin e të ardhmes tonë. Vetë fakti që korrigjimet bëhen me ‘çelës’ tregon se sa mirë bëhen korrigjimet. Sidomos në Letërsi, kur 1+1 bëjnë edhe 2, edhe 4″, shprehen maturantët.

Në kulmin e zemërimit, disa prej tyre e shohin zgjidhjen te braktisja e vendit. “Korrigjimi i sotëm jo vetëm që më zhgënjeu, por më bëri ta dua më shumë të largohem prej këtij vendi që vetëm të drejtën nuk të jep”. Dy ditë më parë, nxënësit mbyllën ciklin e provimeve të Maturës, duke dhënë brenda ditës dy provime në lëndët që kishin zgjedhur vetë në formularin A1/A1Z.

Pasi të jenë njohur me të gjitha rezultatet si dhe notën mesatare të tre viteve që do të hidhet në sistem, do të aplikojnë për në universitet. Në bazë të një kalendari të caktuar datash brenda harkut kohor 30 korrik – 4 gusht, kandidatët do të plotësojnë formularin A2 duke renditur dhjetë degët e preferuara në universitetet publike e private në vend.

• 3.8% ose 1 363 maturantë janë vlerësuar me notën 4

• 0.6% e nxënësve ose 221 maturantë janë vlerësuar me notën 10

• Vetëm një 10 absolute në Korçë

• Numri i ngalësve, 6 herë më i lartë se ekselentët

• 30 gusht- shansi i dytë për ngelësit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazeta më e madhe zvicerane: ‘Shqiponjat’ godasin Serbinë në zemër, do fluturojmë lart
Previous article Granit Xhaka nuk ndalet: Moj Serbi rrjetën ta shpova…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT