• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DURRES/ Nuk i del inati me ish-gruan, ja si i zgjidh mosmarrëveshjet 54-vjeçari…
Home
Breaking News

DURRES/ Nuk i del inati me ish-gruan, ja si i zgjidh mosmarrëveshjet 54-vjeçari…

22 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër raste të reja dhune në familje janë regjistruar një ditë më parë në Durrës duke bërë që në 48 orët e fundit të rritet në mënyrë drastike ky fenomen.

8 raste në dy ditë janë shumë, duke dëshmuar edhe njëherë se familjet durrsake vazhdojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes ushtrimit të dhunës, ku në pjesën dërrmuese të rasteve viktima janë femrat.

4 femra të tjera në Durrës që janë dhunuar nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët apo baballarët e tyre i janë drejtuar policisë për ndihmë, pasi ndihen të kërcënuara.

Një nga rastet më të rënda është ai i 50-vjeçares M.D, e cila është dhunuar nga ish-bashkëshorti, 54-vjeçari R.K., megjithëse është ndarë prej tij dhe supozohet që me zgjidhjen e martesës kanë marrë fund edhe konfliktet mes tyre.

Të konsideruarit e gruas si pronë, edhe pasi gjykata ka dhënë verdiktin e saj duke i dhënë fund lidhjes bashkëshortore, është një fenomen i njohur për shumicën e meshkujve shqiptarë. Mjafton të kujtojmë këtu rastin e gjyqtares Fildes Hafizi që u ekzekutua nga ish-bashkëshorti 2 vite pas ndarjes, në mes të Tiranës.

Një ditë më parë, mediet raportuan se dhuna në familje është kthyer në një shqetësim në rritje që ka shtyrë qeverinë të ndërhyjë me një projektligj që aktualisht po shqyrtohet në komisionet e Kuvendit.

Risitë janë të ndryshme, por ajo që bie në sy është se drafti shkon përtej institucionit të martesës dhe parashikon si rastet e bashkëjetesës, ashtu edhe ato të marrëdhënieve apo lidhjes afektive në çift.

Thënë ndryshe, një vajzë mund të gjejë mbrojtje edhe nëse personi që e dhunon ka thjeshtë statusin e të dashurit.

Përveç Urdhrit të Mbrojtjes shtohet edhe Urdhri Paraprak i Mbrojtjes së Menjëhershme. Sipas hartuesve të draftit, është vënë re se 24 apo 48 orët e para nga momenti kur një grua paraqitej në polici për të kërkuar mbrojtjen e shtetit e deri te lëshimi nga gjykata i këtij urdhri, ishte harku kohor brenda të cilit regjistroheshin edhe ngjarjet më të rënda.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.D., vjeçe 50, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi R.K., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 21.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.T., vjeçe 28, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi E.T., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 21.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.A., vjeçe 40, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi T.A., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 21.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.H., vjeçe 18, banuese në Durrës, pasi dyshohet se babai, shtetasi Z.H., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në provat e lira, Ferrari mendon për garën
Previous article REPLIKAT/ Banori: Mos u bëj si Berisha, se je nip këtu. Rama: Mos e përmend, se po na turpëron

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT